Meksika, Suedia e Gjermania, kush rrezikon më shumë nga grupi F?

110

Situata më e paqartë është sigurisht ajo në Grupin F. Mallkimi i tij ku asnjë skuadër e shortuar në këtë grup nuk ka arritur kurrë të fitojë Botërorin qendron si hije e zezë mbi Gjermaninë, kampione në fuqi. Kush do ta mendonte se kampionët në fuqi të botës, superfavoritët e turneut, në ndeshjet e treta do të rrezikonin seriozisht të mos dalin nga grupi.

Eleminimi i pamenduar i Meksikës…

Me dy fitore duhet të ishte e sigurtë në klasifikim e në kualifikim, por Meksika çuditërisht nuk i ka mbyllur problemet e si për ta bërë më dramatike situatën goli i 2-1 i Son, që ngushtoi diferencën në ndeshjen me Korenë e Jugut, mund ti ketë futur në telashe jo pak “Tricolor” në cështjen kualifikim. Tani Gjermania duhet të mundë aziatikët e eleminuar për tu kualifikuar, por mjafton edhe barazimi ose humbja në rast se Suedia humbet me Meksikën.

Kroos shpëtimtari i Low…

Gjermania e pati shumë të vështirë për të marrë rezultatin e duhur kundër Suedisë. Nordikët deri në golin e Toni Kroos në të 95′, kishin gjithcka në kontroll dhe mendonin vetëm barazimin me Meksikën në ndeshjen e fundit. Ajo “biskota” që po i shijonte përpara se ta provonin u tret nga goli i mesfushorit të Real Madrid i dha frymëmarrje Low dhe aplikoi në lojë skenarët për kalimin në 16 më të mirët. Në vecanti mund të verifikohet një kryqëzim që do të conte 3 skuadra në krye me 6 pikë dhe diferencë të njëjtë golash.

Skenari më i jashtëzakonshëm i grupit F…

Kjo do të ndodhte në rast se Gjermania fiton 1-0 me Korenë e Jugut e Suedia imponohet me të njëjtin rezultat ndaj Meksikës: tre skuadrat do të kishin 6 pikë dhe 3 gola të shënuar e dy të pësuar. Rezultati nuk është shumë i mundshëm, por as nuk mund të përjashtohet kategorikisht e nëse ndodh do të ishte Meksika ajo që do mbetej jashtë sepse në klasifikimin e ndeshjeve direkte (kundër Gjermanisë e Suedisë) do të kishte 1 gol të shënuar kundër 2 të kundërshtarëve. Vendi i parë do të vendosej më pas me ndeshjet direkte në favor të Manschaft. Një skenar i pamëshirshëm në të cilin Meksika, skuadra që bindi më shumë në grup, do të eleminohej.