Situatë e pakëndshme/ Dua Lipa ndërpret koncertin, çfarë i ndodhi këngëtares

537
Sigal

Këngëtares shqiptare me fame ndërkombëtare, Dua Lipa i ka ndodhur një situatë e pakëndshme gjatë një koncerti. Këngëtarja është detyruar të ndërpresë koncertin e saj në Denver të SHBA për shkak të problemeve shëndetësore dhe është larguar duke qarë.

Përmes një postimi në Twitter, Dua ka shpjeguar se është detyruar të ndërpresë shfaqjen për shkak të një infeksioni në vesh dhe dhimbja ishte e pa përballueshme.

“Mendova se do t’ia dilja, por ishte mjaft e dhimbshme. U këshillova dhe më thanë se nëse vazhdoja shfaqjen do të shkaktoja dëme të përhershme në vesh”-ka thënë këngëtarja.