Duro flet para sfidës me Craiova-n: Ata e kanë buxhetin 30 mln, ne 1 mln!

202
Sigal

Laçi do të ketë një provë të vështirë për Conference League, kur përballë të ketë rumunët e Universitatea Craiova. Rumunët janë një skuadër me traditë, me diferenca të mëdha me bardhezinjtë, mbi të gjitha financiare.

“Është një ndeshje e komplikuar, me një kundërshtar të një niveli shumë më të lartë se Podgorica. Mjafton të mendosh se buxheti i tyre është 30 milionë euro ndërsa i yni 1 milion. E megjithatë do të bëjmë gjithçka kemi në mundësitë tona për të bërë një goditje tjetër e për tu kualifikuar në raundin e tretë”.

Universitatea e Craiovas kthehet të sfidojë një ekip shqiptar pas 20 vjetësh: herën e fundit ishte në Kupën Intertoto në 2001 kundër Bylis, që barazoi 3-3 në Rumani dhe u mund 0-1 në Ballsh.