Dalin pamjet kur shqiptari grabit me pistoletë një bankë në Greqi, arrestohet nga policia (VIDEO)

208
Sigal

Një shqiptar i arratisur nga burgu në Greqi ka grabitur një bankë. Aventuara e 42-vjeçarit, së bashku me një grek 58-vjeçar, ka përfunduar pasi të dy janë vënë në pranga ditën e djeshme në Peristeri, Athinë. Mediat greke kanë publikuar pamjet, ku tregohet momenti kur shqiptari futet brenda në bankë i maskuar dhe armatosur dhe kryen grabitjen.

Nën kërcënimin e armës, ai detyron arkëtarin t’i japë të gjitha paratë që gjendeshin atu dhe më pas arratiset me bashkëpunëtorin e tij grek që po e priste. Por arratia nuk zgjati shumë dhe dy grabitësit u lokalizuan dhe u prangosën.

Shqiptarit iu sekuestruan një pistoletë me mulli, fishekë, një shumë në euro që grabiti dhe veshjet e përdorura, ndërsa grekut një armë, dy hanxharë dhe makina që përdorën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Policia greke thotë se shqiptari ishte arratisur nga burgu në 20 janar të vitit të kaluar, ku po vuante dënimin 28 muaj për vjedhje, rezistencë dhe hyrje ilegale në Greqi.