‘Pastori gjerman’ fut në grackë shqiptarin, kapet me gjysmë kg kokainë (VIDEO)

163
Sigal

Një 46-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë së Pescaras të martën, 20 korrik, pasi në mjetin me të cilin udhëtonte u gjet gjysmë kilogrami kokainë.

Patrulla e policisë ndaloi mjetin Ford Focus për kontroll në Città Sant’Angelo, në një stacion benzine të njohur. Për një kontroll të hollësishëm në lojë u fut edhe qendi antidrogë Dafny.

Ishte pikërisht ai që nuhati praninë e kokainës, e cila ishte fshehur nën ndarjen e kroskotit nga ana e pasagjerit.

Më pas policia gjeti qesen ku ishte pakoja me kokainë. Shqiptari ishte siguruar që ta mbështillte kokainën me mbështjellës celofoni me vakum. Pastaj pakoja ishte mbështjellë me një tollumbace gome për t’i shpëtuar nuhatjes së qenve të drogës.

Por kjo nuk e mashtroi pastorin gjerman apo siç njihet ndryshe qeni bari, super të stërvitur dhe i sprovuar dhe më herët me raste të ngjashme.

Korrieri shqiptar i pa dyshuar dhe pa precedentë specifik për trafikun e drogës, iu nënshtrua një kontrolli personal dhe u dërgua në burg. Ai akuzohet për trafik dhe tregtim të drogës.

Në cilësinë e provës materiale oolicia sekuestroi automjetin e përdorur për transportin, si dhe rreth gjysmë kilogram kokainë.