Mësohet arsyeja e vërtetë e largimit të superveturave të Ronaldos nga Torino

196
Sigal

Mbrëmjen e kaluar, Cristiano Ronaldo largoi veturat luksoze nga prona e tij në Torino, ndërsa media të ndryshme italiane raportuan se ky është sinjal për largimin e 36-vjeçarit nga Juventusi.

PerSempreCalcio publikoi një video, në të cilën shfaqeshin automjetet e portugezit duke u ngarkuar në një kampion transportues Rodo Cargo – të një kompanie me bazë në Lisbonë të Portugalisë.

Shumëkush mendoi se kjo lëvizje ishte dëshmi për largimin e CR7 nga Zonja e Vjetër në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, Sky Sport Italia raporton se golashënuesi akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Duke u bazuar në burime pranë lojtarit, thuhet se këtë veprim Ronaldo e bën gjithmonë para pushimeve.

Njëherësh, edhe Gazzetta.it ka raportuar se portugezi i lëviz veturat e tij në destinacione të ndryshme para sezonit veror.