Mashtrimi, për të kaluar kolaudimet marrin me qira katalizatorët

560
Sigal

Ndotja në ajër, një nga burimet kryesore ka shkarkimet nga automjetet. Sipas të dhënave që disponon Policia Rrugore nga 694,808 automjete të regjistruara në Shqipëri, 34,965 prej tyre janë ndëshkuar për “moskryerje të kontrollit teknik” për vitin 2017, ndërkohë që në 2016 numri i mjeteve që qarkullonin pa kaluar kolaudim ka qenë më i lartë, 51,146.

Por edhe ata që e kalojnë e kanë gjetur një zgjidhje, duke bërë ndryshimin e përkohshëm të katalizatorit. ”Marrja me qira e katalizatorëve vetëm sa për të kaluar kolaudimin nuk është mënyra e duhur”, thotë Mikel Papa. Makina e Leonid Toskës, ka ngelur në kolaudim dy herë. Ai shpreson se pas vënies së katalitit do kalojë kontrollin teknik me sukses.

Çmimi i një kataliti varet nga lloji i makinës, varion nga 100 deri në 600 euro. Garancia për jetëgjatësinë e katalitit jashtë Shqipërisë shkon deri në 10 vjet ose më shumë, por këtu sipas menaxherit të servisit garancia që japin është 2-vjeçare, për shkak të cilësisë të karburantit.

Kjo pjesë e automjetit kur nuk funksionon bën që gazrat e dëmshëm që dalin nga djegia e karburanteve, veçanërisht benzinës, shkarkojnë në ajër lëndë helmuese si benzeni, por edhe metalet e rënda dhe squfuri.