Sigal

Mesfushori i Milanit, Manuel Locatelli ka vendosur që t’i bashkohet Sassuolos pasi refuzoi Frosinonen, kanë raportuar mediat italiane.

Sassuolo njihen për transferimin e lojtarëve të rinj të cilët pastaj i shet te klubet e mëdha.

20-vjeçari kërkon një transferim permanent, ndërkohë Milani insiston që ta huazojë mesfushorin dhe pastaj ta rikthejë në skuadër.

Locatelli shpërtheu gjatë stinorit 2016-17, duke shënuar dy herë në 28 paraqitje, duke mos harruar golin e  tij kundër Juventusit që ia siguroi Milanit tre pikë.

Kurse në stinorin që përfundoi, italiani luajti vetëm 668 minuta në Serie A, për shkak të prezencës së Lucas Biglias, i cili ishte vazhdimisht në formacionin bazë.