Sigal

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj në vetëm pak ditë do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, do të mirëpresin një vajzë.

Përgjatë gjithë shtatzënisë, Xhensila ka qenë jo shumë aktive në tregun muzikor, duke iu përkushtuar tërësisht jetës private.

Së fundmi, ajo publikoi në rrjetin social një video të shkurtër, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Këngëtarja duket bukur dhe e lumtur, teksa mban duart te barku i saj.

“Çika çika” mban titullin bashkëpunimi i saj më i fundit me Ardian Bujupin, i cili është pritur mirë nga fansat e të dyve.

Pas lindjes, këngëtarja pritet të bëjë një pushim për ca kohë, duke iu përkushtuar kështu rritjes së vajzës.