Vendimet/ Disiplina gjobit klubin e elitës, pezullohet trajneri i Burrelit

120
Sigal

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet sa i përket të gjitha ngjarjeve sportive të ndodhura në fundjavë, në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar.

Sa i përket klubeve të elitës, e pëson Kastrioti. Klubi krutan për sjellje të gabuar të spektatorëve u dënua me gjobë 50.000 lekë, ndërsa dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti edhe lojtari i kësaj skuadre, Abaz Karakaci, për protesta.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 13.03.2023

  1. Lojtari i KS Kastrioti, Abaz Karakaci, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. KS Kastrioti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Zyrtari i KF Burreli, Dorjan Bubeqi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i KF Sopoti, Erando Seferi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i KF Sopoti, Endri Goçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. KF Sopoti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/ të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  8. Lojtari i KF Naftëtari, Andreiono Cerriku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i Valbona FK, Xhynejt Cutra, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Zyrtari i Valbona FK, Gazmend Fuçia, për protestë ndaj të zyrtarit të ndeshjes, në bashkim të nenit 32 dhe 48/2/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. KF Naftëtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/ të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  12. Zyrtari i KF Devolli, Armir Lukna, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Lojtari i FK Memaliaj, Djonis Ajdini, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. FK Memaliaj, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/ të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.