Lëndimi i Neymar jo serioz, Brazili në festë…

173

Neymar është stërvitur rregullisht me shokët e tij të kombëtares së Brazilit, në seancën e fundit stërvitore në Sochi.

Seanca ka qenë me dyer të mbyllur, por Federata Braziliane e Futbollit ka nxjerrë në “Twitter” pamjet e “O’Ney” duke punuar me grupin e lojtarëve dhe duke marrë pjesë në skemat sulmuese të trajnerit Tite.

Futbollisti, që gjatë mëngjesit kishte bërë mesazhe dhe fizioterapi duket plotësisht i gatshëm për të luajtur kundër Kosta Rikës, në ndeshjen e dytë të Botërorit për Brazilin, nesër, pavarësisht nga problemet që kishte pasur në kaviljen e djathtë gjatë stërvitjes të së hënës.

Brazili e nisi “Rusi 2018” me barazimin me Zvicrën. Neymar duket se është larguar në gjysmë të stërvitjes së djeshme vetëm për kujdes, sepse gjendje e tij është optimale dhe tifozët e “Selseao” mund të vazhdojnë të shpresojnë te “ylli” i tyre.