Pse Shqipëria nuk ka shënuar dot në ndeshjet e fundit? Ja si përgjigjet De Biasi

456
I ftuar në një emisionin në një intervistë trajneri i kombëtares Gianni De Biasi ka folur për paraqitjet e dobëta që ka bërë ekipi në ndeshjet e fundit. Ai tregon më shumë për lojtarët dhe paraqitjet e tyre të fundit.
Çfarë po ndodh me Shqipërinë që nuk po shënon dot në këto ndeshjet e fundit? Nuk kemi mirë sulmin, nuk janë në formë të mirë lojtarët, çfarë ndodh?
De Biasi: Para se te përgjigjem për këtë gjë, le te bëjmë një diskutim ndryshe. Ne përpara se te humbnim këto katër ndeshje, kishim fituar tre dhe barazuar një. Unë besoj se po te përballesh me skuadra si Spanja, e ke me te vështire te shënosh, po te luash kundër Xhekos dhe shokëve te tij është me e vështire te shënosh, por ne dje treguam një loje te mire, duke krijuar edhe disa raste për te shënuar, por problemi qëndron tek mangësitë teknike te lojtareve, golashënues i talentuar, lind ose bëhesh gjate viteve, ne kemi lojtare me cilësi te mira qe japin 110% te asaj qe kane, por diferencën ne fund e bën një gjest teknik individual. Une dua te flas për lojën ne përgjithësi te të gjithë skuadrës, ne nuk kemi bere figure te keqe me asnjë kundërshtar persa i përket aspektit taktik dhe organizimit te skuadrës.
Shqipëria pati një grup mjaft interesant gjatë Euro 2016. Pse një pjesë e këtyre lojtarëve nuk luajnë më, jo vetëm me kombëtaren por edhe në skuadrat e tyre. Mos kemi një rënie të nivelit të lojtarëve edhe në klubet e tyre.
De Biasi: Unë e kam vërtet te vështirë ta kuptoj perse lojtaret tanë nuk luajnë me klubet e tyre, shpesh here kam provuar te flas me trajnerët dhe presidentet e skuadrave ku luajnë lojtaret tanë, për te kuptuar se a kishte ndonjë problem me sjelljen apo se ne skuadër kishte lojtare me te mire se tanët. Besoj se edhe ti e di qe po nuk luajte rregullisht nuk ke një forme te mire. Edhe ata qe zbriten ne fushe dje me Bosnjën, duke përjashtuar te dëmtuarit dhe te skualifikuarit. Besoj se dje hodhëm ne fushe formacionin me te mire. Edhe kundër Italisë ne hodhëm ne fushe formacionin me te mire qe kemi ne dispozicion.
Kjo do të thotë se futbollistët tanë nuk janë mirë këtë sezon as në klubet e tyre?
De Biasi: Po këtë e kam thëne dhe një muaj me parë.
Pse ndodh kjo?
De Biasi: Sepse kështu është futbolli, ka periudha dhe cikle qe lojtaret janë ne forme te mire dhe ka periudha jo. Aktualisht disa nuk po luajnë, te tjerë po luajnë, por nuk janë ne forme te mire.
Sigal