Panuçi i “vjedh” Kosovës talentin, Zhegrova: Kam ftesë për Norvegjinë

566
Talenti shqiptar, Edon Zhegrova, i cili po luan me sukses tek skuadra belge Genk, ka folur ekskluzivisht për gazeta “Blic”, ku ka treguar që së fundmi ka pranuar ftesën nga trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi.
18- vjeçari nga Prishtina ka thënë që ka pasur interesim edhe nga kombëtarja e Belgjikës, por më konkrete ka qenë ftesa e trajnerit të Shqipërisë, italianit Panuçi.
“Kam marrë ftesë zyrtare nga Kombëtarja A e Shqipërisë për ndeshjen përballë Norvegjisë dhe jam shumë i lumtur, për këtë. Nga trajneri i kombëtares së Kosovës, akoma nuk kam marrë asnjë ftesë. Më ka kërkuar vetëm kombëtarja U-21. Këto ditë do të vendos përfundimisht për cilën kombëtare do të luaj”, tha Zhegrova.
Sigal