Habia/ Shqiptarja këndoi me zë të lartë në rrugë, por ja gjoba që i vunë në Zvicër

493
Të dëgjosh muzikë me kufje dhe të këndosh në ambiente publike, rrezikon të gjobitesh. Kështu i ka ndodhur një shqiptareje në Lozanë të Zvicrës. Sipas shkrimit ë publikuar nga 20minuten.ch Nekibja 37-vjeçe detyrohet të paguajë gjobën e marrë nëntorin e kaluar (150 franga, por edhe 400 franga për shpenzimet e gjyqit.
Gjatë rrugës për një kurs, më 1 qershor 2016 kishte nisur të këndonte nën ritmet e këngës së njohur “I feel good” të këngëtarit James Brown.

Muzikën po e dëgjonte me kufje dhe po këndonte. Po aq ka mjaftuar që tre policë t’i vinin tek këmbët. Sipas tyre, qytetarët e tjerë ishin ndjerë të shqetësuar.

Në muajin nëntor Komisioni Policor i Lozanës i kishte shqiptuar asaj akuzën për prishje të qetësisë publike duke i vendosur një gjobë prej 100 frangash dhe taksën prej 50 frangash. Por amatorja e muzikës nuk ishte pajtuar me dënimin prandaj kishte ushtruar ankesë në gjykatën e Lozanës. “Ata më kishin akuzuar sikur unë po këndoja me sa zë kisha, edhe pse unë vetëm kisha pëshpëritur”, ka thënë ajo.

“Dhe e gjithë kjo ka ndodhur gjatë ditës, pranë zhurmës që mbretëronte në rrugë. Po të ishte në mesnatë, do ta kuptoja dhe unë”, shtoi shqiptarja.
Ndërkaq, avokati i Nekibjes nuk e përjashton mundësinë që rastin e klientes së tij ta çojë edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut!
Sigal