Juventusi më në fund arrin akordin me trajnerin e ri, ja detajet

524
Sigal

Maurizio Sarri është trajneri më i ri i skuadrës së Juventusit. Telenovela që ka zgjatur prej një muaji më në fund ka marrë fund, teksa skuadra bardhezi ka arritur akordin me drejtuesit e Chelsea-t.

Klubi londinez do të përfitojë 3.5 deri në 4 milionë euro nga lënia e lirë e ish-strategut të Napolit, por gjithçka do të varen nga rezultatet e strategut. “Sky Sport” raporton se po punohet për detajet e fundit, teksa ditën e sotme (premte) do të bëhet edhe njoftimi zyrtar nga klubi torinez.

Zëvendësi i tij në mënyrë surprize do të jetë një emër pak i njohur, Giovanni Martusciello, i cili ka punuar me të gjatë kohës që ka qenë pjesë e Empolit. Sarri ndërkohë pritet që të firmosë një kontratë 3-vjeçare.