Juventus grumbullon lojtarin e njohur pas dy vitesh

143

Erdhi si një nga talentet më premtues në Europë nga Dinamo e Zagrebit, por një dëmtim i rëndë në gju, bëri që ai të mungonte gjatë dhe më pas të vijonin një kalvar i gjatë dëmtimesh. Po flasim për Marko Pjaca-n, i cili është grumbulluar për herë të fundit nga klubi torinez në dhjetor 2017, ndërkohë që vetëm sot ka marrë lajmin e mirë për të qenë gati.

Pas dy vitesh, trajneri Sarri do ta ketë në dispozicion në një moment, kur ka disa mungesa nga dëmtimet si Douglas Costa, Ramsey dhe Khedira. Edhe pse duket e vështirë që të luajë nesër në “Olimpico”, situata e tij do të shihet në vazhdimësi për të gjetur formën e humbur prej kohësh.

Image