Renato Mekolli lë në mes ‘Hell’s Kitchen’! Vjen reagimi befasues i djallit

664
Sigal

Dje u përhap me shpejtësi lajmi se shefi i kuzhinës Renato Mekolli u largua nga ‘Hell’s Kitchen’ në mes të sezonit televiziv.

Skenaristja e programit, Zefina Hasani sqaroi se Renato la në mes emisionin për arsye krejtësisht personale.

Ndërkohë vjen edhe reagimi nga vetë Renato, i cili përmes një postimi në Instagram shkruan:

‘Disa do gëzohen, disa do mërziten! Vazhdimit nuk i dihet…Fund!’.

Por shefi i kuzhinës nuk e le me kaq, ai psoton edhe këngën ‘Plas’ të Flori Mumajesit, ku citon:

‘S’kena me u pa më bashkë’.

Mos ndoshta Renato ka hatërmbeteje dhe ky ishte një diss për programin që drejtoi deri tani?!