Drejtori i ekipit të Juventusit, Fabio Paratici, ka folur për “Sky Sport” në lidhje me zërat që lidhin kampionin e Botës, Kylian Mbappe, me një kalim të mundshëm të “Zonja e Vjetër”.

Ai ka thënë se ka lojtarin më të mirë në Botë për momentin, që është Cristiano Ronaldo.

“Juve ka qenë gjithmonë një klub i madh, por me ardhjen e CR7 niveli i lojtarëve të tjerë është rritur me 20-30%. Duke pasur lojtarët më të mirë nuk garanton fitoren, në fazën përfundimtare është gjithashtu çështje e detajeve, duhet të jeni me fat, por nëse ishim konkurrues më parë, ne jemi edhe më konkurrues me Ronaldon.

Ne jemi një klub i madh dhe do të shohim seriozisht merkaton. Mbappe është një transferim i vështirë, por do të shohim se çfarë lëvizjesh do të bëjmë”, tha drejtori i bardhezinjve.