Sigal

Banorët e “Astirit” vijojnë protestën e tyre të pa ndërprerë as edhe natën e ndërrimit të viteve, ndërsa sot kanë prekur ditën e 60-të të saj.

Banorët që tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesës apo biznesit të prekur nga projekti i Unazës së Madhe, por anulimin e plotë të këtij projekti, kanë bllokuar sërish qarkullimin e automjeteve.

Ata shprehen të vendosur në kauzën e tyre, ndërsa sot u kanë vënë flakëve disa gomave duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve. Po ashtu si ditët e tjera, banorët në kor brohorasin kudnër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputet të opozitës, ku Klevis Balliu i pyetur nga gazetarja Mirilda Tili, nëse do të ketë penalizime për ndotje të mjedisit tha: Nuk e di se kush i ka ndezur këto goma, pasi ne kemi 60 ditë, por i mirëkuptoj, pasi po preket kulmi”.