Sigal

Pas përfundimit të festave të fundvitit në vendlindjen e tyre, emigrantët shqiptarë po përballen me pritjen dhe radhët e gjata në doganën e Kapshticës.

Radhë të shumta automjetesh presin për të ikur, por fluksi është i madh pasi pala greke po punon vetëm me dy sportele. Ndërkohë në dispozicion nga shteti shqiptar janë pesë sportele.

Vetëm sot kanë dalë mbi 3200 shtetas dhe 850 automjete nga territori shqiptar.