Jurgen Klopp tregon bisedën me Shaqirin, zbulon destinacionin e shqiptarit

527
LIVERPOOL, ENGLAND - SEPTEMBER 26: (THE SUN OUT, THE SUN ON SUNDAY OUT) Jurgen Klopp manager of Liverpool talking with Xherdan Shaqiri at the end of the Carabao Cup Third Round match between Liverpool and Chelsea at Anfield on September 25, 2018 in Liverpool, England. (Photo by John Powell/Liverpool FC via Getty Images
Sigal

E ardhmja e Xherdan Shaqirit ka ngjallur thashetheme të mëdha në shtypin britanik.

Mesfushori shqiptar i kombëtares së Zvicrës nuk po kalon një moment të mirë te Liverpool. Kjo duket se ka sjellë pakënaqësi te ai, me mediat që paralajmërojnë largimin e tij. Diçka e cila nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të “The Reds”, Jurgen Klopp, që në një deklaratë ka hedhur poshtë gjithçka.

“Vetëm spekulime. Ai është mirë këtu. Ka një të ardhme në “Anfield”. Ne kemi biseduar dhe i kemi premtuar më shumë minuta,” u shpreh shkurtimisht gjermani.

Shaqiri po vuan dëmtimet e njëpasnjëshme në këto javë të para të sezonit 2019-2020 dhe shumë klube kanë nisur të bëjnë sondazhe për të arritur te 28-vjeçari nga Gjilani.