Golovin “shtang” Juventusin: Djali im ka nisur të mësojë anglisht

106

Paraqitja fantastike në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, ka ndezur sinjale angleze për Aleksandr Golovin. Mesfushori i CSKA Moskë thuhet se ka gjetur akordin me Juventusin pas asaj ndeshje, por një hipotezë e tillë është shuar nga babai i Golovin. Në një intervistë për “Premium Sport” babai i Golovin theksoi se në gjurmët e djalit të tij nuk janë vetëm italinët por edhe disa klube angleze.

“Aleksandri nuk dëshiron të lexojë asnjë lajm pasi ai është përqendruar në Rusinë dhe Kupën e Botës. Jam i sigurt se djali im do të jetë në gjendje të luajë në një nivel të ri. Do të jetë e vështirë edhe me një gjuhë të re, por ai tashmë ka filluar të mësojë gjuhën angleze.”-përfundoi babai i talentit rus.

Golovin dukej të ishte në rrugën e tij drejt Juventusit para Kupës së Botës, por një performancë mbresëlënëse në fitoren 5-0 të Rusisë ndaj Arabisë Saudite duket se ka tërhequr edhe interesin nga klubet e Premier League.