Lewis Hamilton e ka përfunduar i pari Çmimin e Madh të Monza-s në Itali, duke rritur diferencën me Sebastian Vettel për garën për pilot.
Britaniku i cili u nis i treti i kaloi të dy makinat “Ferrarri” gjatë garës, të cilat dështuan të kënaqin mbështetësit në shtëpinë e ‘kokëkuqes’. Si rrjedhojë një hakmarrje për Hamilton, që disa javë më parë pa Vettel të fitonte në Britani Çmimin e Madh të Silverstone.
Me 25 pikët e fituara sot britaniku i ‘Mercedes’ shkon në kuotën e 256 pikëve, kundrejt 226 të Vettel