Kompania izraelite shpik çantën e shpinës që shndërrohet në jelek antiplumb

2925
Sigal

Një kompani izraelite ka prodhuar një çantë shpine që transformohet në një jelek të plotë antiplumb.

Ajo thotë se produkti është në kërkesë të lartë në SHBA, që është goditur nmga sulme të shumta nëpër shkolla muajt e fundit.

Të shtënat e 14 shkurtit në Shkollën e Lartë “Marjory Stoneman Douglas” në Parkland ishte një nga incidentet më vdekjeprurëse të këtij lloji në historinë e Shteteve të Bashkuara me 17 vviktima dhe rreth 20 të plagosur.

Produkti i ri i kompanisë po ecën mirë sipas drejtuesve të saj pasi në pak muaj ka arritur të shesë qindar njësi.