Obama përgatitet për udhëtimin e tij të fundit si president i SHBA

443
Sigal

Presidenti Barack Obama fillon sot udhëtimin e tij të
fundit si president i Shteteve të Bashkuara dhe pritet që zgjedhja e Donald
Trumpit ka për të qenë në qendër të diskutimeve me udhëheqës të tjerë botërorë.

Itinerari i Presidentit Obama do të përfshijë ndalesa në
Greqi, Gjermani, dhe Peru; vizita syon të japë një sinjal solidariteti për
aleatët më të afërt të Shteteve të Bashkuara dhe për të shprehur mbështetje për
një “Europë të fuqishme, të integruar dhe të bashkuar”.

Fjalimin e vetëm të rëndësishëm të këtij turneu zoti
Obama pritet ta mbajë në Greqi, ku do të flasë për punën që mbetet për t’u bërë
për të trajtuar problemet ekonomike të Greqisë dhe të vendeve të tjera të
botës.

Një nga këshilltarët e presidentit për sigurinë kombëtare
tha se zoti Obama do t’i shprehë kryeministrit grek Alexis Tsipras, mbështetje
për popullin grek, që ju desh të kalojë kohë të vështira për shkak të masave të
ashpëra si përgjigje ndaj krizës ekonomike.

Të enjten presidenti Obama shkon në Gjermani. Këshilltari
për sigurinë kombëtare Rhodes theksoi rëndësinë e marrëdhënies me Gjermaninë,
duke e cilësuar Angela Merkelin si “partneren më të afërt të Presidentit Obama
gjatë viteve të presidencës së tij.”

Në Berlin do të zhvillohet të premten një takim, ku do të
jenë të pranishëm edhe udhëheqës nga Britania, Franca, Italia dhe Spanja.
Diskutimet pritet të fokusohen tek lufta kundër Shtetit Islamik, çështje që
lidhen me imigracionin, gjendja në Ukrainë dhe zgjedhjet e Shteteve të
Bashkuara.