Ermir Lenjani i jep fund beqarisë, martohet në fshehtësi

184

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me partneren e tij Herolinda, në fshehtësi dhe në një ceremoni larg opinionit publik.

Familjarët e futbollistit kanë zhvilluar një ceremoni siç e do tradita.

Ditën djeshme ishte marrja e nuses, ndërsa sot pritet dasma në një restorant, ku janë të ftuar rreth i gjerë shoqëror.

Të ftuar do të jenë familjarë, futbollistë dhe miq të ngushtë të futbollistit. Lenjani ka zgjedhur të jetë hermetik, duke mos postuar asnjë foto, por nuk i ka dalë dot.

Një foto ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku çifti shfaqet duke kërcyer.