Inter në emergjencë totale, Suning kërkon investitorë të rinj për të paguar shifrën e çmendur

140
Sigal

“Është e pashmangshme, është e kotë ta fshehësh. Jemi nisur me një projekt dhe ky projekt është ndalur”. Kështu është shprehur Antonio Konte duke deklaruar vështirësinë ekonomike në shtëpinë Inter.

Ndalimi i investimeve të vendosura nga qeveria kineze ka bllokuar ndëryrjet kolosale të “Suning”, duke ndezur dritën e emergjencës totale dhe duke e detyruar familjen Zhang të kërkojë blerës të rinj për të ardhmen e klubit.

Përkundër marrëveshjes për të negociuar ekskluzivisht mes “Suning” dhe “BC Partners”, operacioni me fondin anglez u përplas për shkak të hendekut të gjerë midis ofertës dhe kërkesës. Vëmendja në këtë drejtim shkon në Shtetet e Bashkuara. “Financial Times”, në fakt, tregon se si “Suning” është në një emergjencë totale financiare dhe po nxiton të mbledhë të paktën 200 milionë dollarë (gati 170 milionë euro) sa më shpejt të jetë e mundur.

Shkaku, siç duket qartë, është pandemia e cila ka shtuar shpenzimet e mëdha për Kristian Eriksen dhe veçanërisht Romelu Lukakun. Qëllimi i familjes Zhang është të gjejë investitorë të rinj deri në fund të vitit të ardhshëm për t’u përballur me krizën financiare të klubit.