Zbardhen prapaskenat, Pep Guardiola tentoi ta merrte Reus te Manchester City

486
Sigal

Manchester City tregoi interes për nënshkrimin e Marco Reus, para se ylli i Borussia Dortmund të firmoste një kontratë të re, njofton “Sport Bild”. Reus ka kaluar një periudhë të vështirë, i goditur nga lëndimet, gjatë dy viteve të fundit, por ka mbetur një objektiv i rregullt për klubet e Premier League, duke përfshirë edhe Arsenalin me Manchester United.

Megjithatë, përpara se të nënshkruante një kontratë të re, deri në vitin 2023, me Dortmundin, në mars, sulmuesi i kombëtares Gjermanisë po kërkohej edhe nga trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola.