Endrit Braimllari denoncon punimet skandaloze në Maliq : Ka ardhur koha që çdo zyrtar i cili abuzon më fondet publike, të shkojë para drejtësisë

162
Sigal

Mbrëmjen e sotme, nëpërmjet një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka denoncuar punimet trrashanike të bëra në rrugën kryesore të fshatit Libonik, në bashkinë e Maliqit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Braimllari i kërkon SPAK-ut të hetojë Kryetarin e Bashkisë së Maliqit, pasi rruga është përfunduar vetëm para disa muajsh me një vlerë prëj më shumë se 1 milion euro dhe sot përsëri është duke u punuar në të pasi punimet janë kryer jashtë standarteve duke abuzuar me fondet publike.

 

Reagimi i tij i plotë :

Jemi në rrugën kryesore të Libonikut të bashkisë së Maliqit. Vetëm më pak se 1 vit më parë kanë përfunduar punimet në këtë rrugë, që ka qenë një investim më shumë se 1 milionë euro dhe shikoni se çfarë bëhet sot. Përsëri sot kanë nisur të bëjnë gërmime, sepse përsëri është mbytur nga ujërat e zeza dhe shirat.

Pra tregon qartë mënyrën skandaloze të punimeve, që abuzimi ka qenë në ekstrem. Ndaj sot duhet që SPAK të hetojnë kryebashkiakun e Maliqit për abuzimet në bashkinë e Maliqit dhe kryesisht në këtë segment kryesor të bashkisë.

Koha e pandëshkueshmërisë duhet të marrë fund. Ka ardhur koha që çdo zyrtar i lartë i cili abuzon më fondet publike, të ardhurat e qytetarëve të shkojë para drejtësisë. Nëse kërkon SPAK të ketë një provë konkrete, pikërisht sot në këtë rrugë këtu është prova konkrete se si abuzohet në pronat publike dhe siç keqpërdoren taksat e qytetarëve të Maliqit duke kryer punime skandaloze me qëllim që të ardhurat e qytetarëve të mos shkojnë në shërbim publik, por të shkojnë në xhepin e kryetarit të Bashkisë së Maliqit.