Eksperimenti i UEFA-s, model i ri për ekzekutimin e penalltive

485
Prej pak vitesh UEFA ka ndërmarrë shumë vendime për të ndryshuar formulën e kompeticioneve të mëdha që drejton, si “Champions League” dhe “Kampionatin Europian”. Së fundmi, në institucionin më të lartë drejtues të futbollit në Europë ka lindur ideja e ndryshimit të ekzekutimit të 11-metërshave në ndeshjet që nuk zgjidhen brenda kohës së rregullt apo në shtesa.
Arsyeja është se sipas një studimi ekipi që ndërmerr i pari xhiron e goditjeve të penalltive është më i avantazhuar psikologjikisht për t’i realizuar me sukses ato.
Për t’i bërë përballjet që vendosen nga gjuajtjet e penalltive më të barabarta, në Kampionatin Europian U-17 për femra do të testohet një rregull i ri.
Skuadra që do të gjuajë penalltinë e parë do të përcaktohet sërish me short me një monedhë që hidhet në ajër nga arbitri, por kjo skuadër nuk do të gjuajë e para në të 5-ta xhirot. Skuadrat do të alternohen në 5 xhirot e penalltive me njëra-tjetrën.
Xhiro 1: Skuadra A – Skuadra B
Xhiro 2: Skuadra B – Skuadra A
Xhiro 3: Skuadra A – Skuadra B
Xhiro 4: Skuadra B – Skuadra A
Xhiro 5: Skuadra A – Skuadra B
Sigal