Mesi nuk kënaqet me pak: Argjentina luan për… kupën

190
Argentina's Lionel Messi (C) gestures at the end of the goalless 2018 World Cup qualifier football match against Peru in Buenos Aires on October 5, 2017. / AFP PHOTO / Eitan ABRAMOVICH (Photo credit should read EITAN ABRAMOVICH/AFP/Getty Images)
Sigal

Lionel Mesi, kapiteni i kombëtares së Argjentinës dhe Barcelonës, nuk e fshehu alegrinë dhe emocionin për të veshur sërish fanellën bardhekaltër për eliminatoret e Botërorit dhe Kupën e Amerikës. Ai thotë se është shumë i lumtur që ka takuar shokët e skuadrës.

“Unë jam shumë i lumtur që do të jem këtu me djemtë. Është një situatë e çuditshme dhe ndryshe nga të tjerat kjo që na takon të jetojmë. Por, kjo nuk mund të na pengojë që të punojmë dhe të përgatitemi për ndeshjet eliminatore”, ka thënë fillimisht Lionel Mesi në një intervistë që u publikua në sajtin zyrtar të Federatës së Argjentinës. Ai foli edhe për situatën e COVID-19 dhe rastet e shtuara.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm për të marrë të gjitha masat që na thonë. Në ndeshjen e fundit eliminatore ishte thuajse e njëjta histori, por u agravua pak më shumë situata. Për fat të keq nuk është aq shumë pozitive dhe po e kalojmë keq dhe me shumë të prekur. Duhet të përshtatemi dhe të bashkëpunojmë me të gjithë për më të mirën”, ka thënë Lionel Mesi.

Duke iu referuar Kupës së Amerikës, ku triumfi i kombëtares së Argjentinës mungon që prej vitit 1993, Mesi u shpreh shumë i motivuar. “Jam shumë entuziast dhe me shumë dëshirë për t’i bërë gjërat mirë. Në Kupën e fundit të Amerikës treguam një imazh të mirë, por nuk duhet të kënaqemi vetëm me këtë fakt. Duhet të rritemi dhe të fitojmë trofeun.

Eliminatoret kanë qenë të mira, por për fat të keq nuk kemi fituar dot një trofe. Duhet të ndryshojmë patjetër trendin. Të luash me kombëtaren është gjithmonë diçka speciale. Duam të fitojmë dhe ky është objektivi. Djemtë e rinj dhe ne më të vjetrit kemi shumë dëshirë. Grupi i lojtarëve është i bashkuar dhe baza është e fortë për të punuar. Skaloni ka bërë një punë të mirë. Kjo është më e rëndësishme. Duam që të triumfojmë dhe të kalojmë çdo sfidë që do të na dalë përpara”, ka thënë kapiteni i Argjentinës.