“Djajtë e kuq” mund ti ofrojnë gjithçka, por …/ Largohet Pogba, L’Equipe zbulon të ardhmen e “gjelit” francez!

119

Paul Pogba nuk është aspak i lumtur tek Man.United, dëshira e tij për tu larguar nuk ka ndryshuar me kalimin e kohës, përkundrazi, është përforcuar edhe më shumë gjatë këtij sezoni. “Djajtë e kuq” mund ti ofrojnë gjithçka në aspektin financiar por nuk i garantojnë një të ardhmen si pretendent në Premier League dhe në Champions.

Paul Pogba Juventus Real Madrid Gfx 15240lptt7xpy1bksazuzvqmjk

Pogba është gjendur shpesh këtë periudhë mes Juves dhe Realit, dy ekipe që kërkojnë shërbimet e tij, L’Equipe i kushton faqen e parë këtë të premte pikërisht të ardhmes së “gjelit” francez duke i dhënë fund kësaj dileme. “Kënga e lamtumirës”, ky është titulli i të përditshmes franceze, e cila nënvizon edhe një herë dëshirën e Pogba për tu larguar nga Mançesteri.

Lequipe

L’Equipe shpjegon më pas se Pogba është i bindur se ku dëshiron të vijon karrierën, zgjedhja e tij është Madridi: “Reali është destinacioni i tij i preferuar”. As drejtuesit e klubit spanjoll nuk fshihen, përkundrazi, trajneri Zidane e ka shprehur publikisht dëshirën për të afruar në Madrid beniamin e tij. Gjithnjë sipas L’Equipe, Pogba pritet të largohet këtë verë me destinacion Madridin.