“Çmendet” Interi, ja sa para ofron për ish-yllin e Juventusit

120

Paul Pogba, ish-ylli i Juventusit, tashmë një lojtar i Manchester United, prej kohësh është në thashethemet mediatike, rreth një largimi të mundshëm nga Premier League drejt Seria A.

Por ndonëse përflitej për një rikthim të mundshëm tek Juventus, tashmë një tjetër skuadër italiane thuhet se është e interesuar për Pogban dhe ka gati një ofertë prej 200 milionë eurosh. Lajmin për një shifër të tillë e ka dhënë “Mirror”.

Nga ana tjetër, ditën e djeshme e përditshmja italiane “Tuttosport” shkruajti interesin që Inter ka treguar për shërbimet e kampionit të botës, pasi ky i fundit kërkohet edhe nga Juventus dhe Barcelona. Megjithatë, sipas mediave britanike, Bepe Marota do të prezantohet te Interi pas pak ditësh dhe objektiv kryesor ka mesfushorin që e zbuloi në kohën kur ishte te Juventusi.

Por, ai është i gatshëm t’i ofrojë Unitedit kartonin e mbrojtësit Milan Skriniar dhe të Ivan Perisic, ku pjesën tjetër do t’i duhet ta paguajë në vlerën monetare.

Duhet thënë që Interi po vuan ende sanksionet e UEFA-s për sa i përket transferimeve dhe numrit të lojtarëve në turnetë Champions apo Europa Leuage. Këto sanksione, përfundojnë në verën e vitit 2019 dhe në Angli janë të bindur se mund të bëhet një lëvizje e tillë.Prej kohësh në United, ka përplasje mes Paul Pogba dhe Jose Mourinho.