Chelsea mban vendin e pare me 46 pikë për rekord, Manchester United “tris” kundër Sunderland

403
Sigal

Chelsea i Antonio Contes nuk ndalet. Londinezët sot
kanë mundur Bournmuth me rezultatin 3-0 duke siguruar kështu fitoren e 12-të
rradhazi. Dy herë Pedro dhe një herë Hazard kanë gjetur rrugën e rrjetës, në
takimin e javës së 18-të në “Premier Ligë”.

Më këtë fitore Chelsea mban vendin e parë me 46-të
pikë, duke krijuar iluzionin se ky është viti i tyre dhe vështirë se do t’a
lëshojnë kreun. Ndjekësit më të afërt janë “redsat” e Liverpulit që aktualisht
kanë 37-të pikë, por me një takim më pak.

Manchester United ka bërë detyrën duke mundur në
“Old Traford” 3-1 Sunderlend. Djajtë duket se kanë gjetur besimin muajin e
fundit pasi kjo është ndeshja e tretë e tyrë që dalin me pikë të plota.

Në fillim Blind, pastaj Ibrahimovich dhe më pas
Nikitarian, shënuan nga një gol duke zhvlerësuar golin e vetëm të Borinit.

United momentalisht gjendet në vendin e 6-të në
renditje me 33 pikë, po aq sa Totenham i vendit të 5-të. Kjo fitore i jep mjaft
shpresë ekipit të Mourinjos për arritjen e një pozicioni që të dërgon në “Uefa Champions
League”.

Në orën 18:15 Manchester City i Guardiolës, luan në
transfertë ndaj Hull City. Në këtë takim kërkohen me ngulm 3 pikët nga
“citizens” pasi në rast të kundërt ëndrra për titull kampion mund të marrë
fund.