Calderon: Florentino ka nënshkruar me Mourinhon

438
Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka pohuar se Jose Mourinho do të kthehet te Reali. Mourinho është shkarkuar nga Chelsea të martën dhe ish-presidenti i Realit beson se destinacioni i portugezit është Bernabeu.

“Mourinho është shumë afër Madridit. Vetëm sa të fiksohen ca gjëra, ai do të jetë aty”. “Nuk kam dyshim se lajmi më i mirë për Perezin është lirimi i Mourinhos në këtë periudhë të tij të krizës si president i Realit. Ai nuk ka mundur të gjejë mburojë më të mirë”, potencoi Calderon.
Sigal