Bild: Botërori i ardhshëm për Gjermaninë do të jetë pas 8 vitesh

551
Sigal

Sikur të mos mjaftonte ajo humbje poshtëruese me Korenë e Jugut dhe eliminimi që në fazën e grupeve për Gjermaninë, gazeta Bild ka vendosur të terrorizojë akoma më shumë fansat.

Sipas saj, Botërori i ardhshëm do jetë pas 8 vitesh.

Por përse?

“Gjermania u eliminua për herë të parë që në fazën e grupeve, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Por ka edhe diçka tjetër që nuk ka ndodhur kurrë më parë: një Botëror në Katar. Për shumë tifozë, ai nuk do japë fare ndjesinë e një Botërori,” shkruan gazeta.

Sipas saj, Botërori 2022 do të zhvillohet pak përpara Krishtlindjeve, duke nisur nga 21 nëntori deri më 18 tetor.

“Në vend që të pimë birra dhe qofte, do hamë kek dhe verë të nxehtë,” shkruan gazeta.

Për më tepër, bio-ritmi i lojtarëve, por edhe tifozëve nuk është mësuar me idenë e një Botërori në dimër.

“Lojtarët, që sapo kanë nisur betejën për një titull me klubet, duhet të ndërrojnë objektivat”.

“Mbi të gjitha, që të konsumosh alkool në Katar, do jetë shumë e vështirë,” shkruan gazeta.

Sipas saj, edhe prania e Katarit në eveniment është qesharake, pasi ata të denjë për ligën e tretë gjermane.

“Po, FIFA e ka vendosur Botërorin e radhës për në Katar, por ky nuk është Botëror”.