Durrsaku Arapi “tradhton” Teutën, destinacion i pritshëm, Partizani

208

Mbrojtësi durrsak ndërron “rrugë”, largohet Shkodra me Kukësin, Laçi merkato shqiptare në Kroaci, shtohet “oreksi” i Teutës, Tomorri “mbulohet” në para

Partizani vazhdon merkaton, tashmë dy prurjet e para Fatjon Jusufi dhe Alessio Hyseni i janë bashkuar grupit dhe janë vënë nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega. Por numri një i stolit ka dhe kërkesa të tjera, pasi ende nuk është zyrtarizuar mesfushori Dilaver Duka. Drejtuesit e klubit po punojnë dhe në mbrojtje, pas largimit të Renato Gojkoviçit ka një vend të hapur në qendër të mbrojtjes. Emri i shumëdëshiruar mbetet Renato Arapi. Drejtuesit po punojnë në pistën e tij dhe duan që ta afrojnë me çdo kusht. Palët janë në bisedime të hapura dhe duket se marrëveshja parimisht është arritur. 32-vjeçari synon të vazhdojë sërish karrierën jashtë vendit, por në rast se kthehet në Shqipëri, Partizani mbetet në “pole position”. Mbrojtësi i “Afjet Afyonsporit” ka luajtur 8 ndeshje këtë sezon si titullar dhe 5 takime i ka ndjekur nga stoli. Ai është i hapur për t’u larguar nga liga e dytë turke dhe për t’u rikthyer në Shqipëri. Ajo që e bën më të besueshëm rikthimin e mbrojtësit durrsak është se klubi i “Afjet” nuk e sheh më në plane dhe shqiptari bën pjesë në listën e 8 futbollistëve që duhet të largohen. Klubi i ka kërkuar të gjejë një ekip të ri deri më 13 janar dhe Partizani është i gatshëm të sakrifikojë për një mbrojtës të këtij niveli. Ndërkohë konfirmohet nga kampi i “demave” se gjatë qëndrimit në Antalia, aty ku bën edhe fazën përgatitore Partizani do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Sivasporin vendas, në 9 janar dhe me Dinamon e Zagrebit, në 14 janar.