Moisi Dalipi: Agron Sulaj, tre dekada me topin e futbollit

600
Sigal

/Gazeta TLEGRAF

Edhe pse sot mbushen 25 vjet  që ish futbollisti dhe trajneri njohur Agron Sulaj është ndarë nga jeta , përsëri në opinionin sportiv shqiptar ai vazhdon të kujtohet për gjithëçka që i dha futbollit shqiptar . Dhe nuk janë pak , por plot  30 vjet që Agron Sulaj ju përkushtua fort dhe me tërë energjitë e tij sportit dhe ne veçanti  lojës të futbollit. Në fillim i pëlqen volejbolli, por  si futbollist konfirmohet tek   “Shkëndia”-e Tiranës dhe “Flamurtarit”, më vonë trajner tek skuadra e qytetit të tij të Vlorës  dhe  me ekipin kombëtar të  Shqipërisë.  Por  jashtë portretit të tij nuk mund të mbetet dhe vitet kur ai ka punuar  si trajner i sektorëve të rinjve të Pontenzës –Itali dhe  periudha si drejtor teknik pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Dhe të gjitha këto janë në kornizën  e tre dekadave 1966-1996 , kur në 8 Prill të vitit 1996 , në moshën 44 vjeçare ai u shua, duke lënë pas dashurinë, përkushtimin dhe profesionalizmin si pak kush  për topin  e futbollit.

 

Fillimet midis volejbollit dhe futbollit

Si të gjithë fëmijët vlonjat të atyre viteve dhe Agron Sulaj u dashurua me sportin që në vitet e fëmijërisë së  tij . Fakti që familja e tij banonte në lagjen e vjetër “Varosh” të Vlorës e bënte më të  lehëtë aktivizimin me djemtë e tjerë të lagjes. Dhe ndoshta për çudi , por dhe  i diktuar nga trupi që kishte Agroni do  luante shumë volejboll me ekipet e moshave të “Flamurtarit”. Ish  trajnerët  e volejbollit vlonjatë  në vitet 1966 -1967 Pandeli Shamo dhe Todi Driza e kishin bërë pjesë të ekipit të pionierëve në Spartakiadat verore të fëmijëve që zhvilloheshin në Durrës. Më vonë  shkon  dhe tek ekipi i  të rinjve. Gjithsesi futbolli e tërhiqte më shumë , sepse  dhe shokët e fëmijërisë së  tij Lonidha Curri dhe Stefan Shuka do t’i bënin vend te skuadra e futbollit të lagjes së tyre që mbante emërin e dëshmorit “Mitaq Sallata” . Do ishte kampionati i lagjeve të Vlorës   që i zhvillonte ndeshjet tek ish fusha  e “Dispancerisë “ ku specialisti i njohur Sotir Seferi do ta evidentonte  Agron Sulaj si një sulmues me një përdorim të mirë të topit. Kaq ka mjaftuar, që djali i dytë  i familjes  të Meleq Sulaj ta linte  mënjanë sportin  e  volejbollit të rekomandur nga i ati  dhe t’i përkushtohej  futbollit. Madje  atë ditë  që i ka  dorëzuar  uniformat sportive të volejbollit  trajnerëve  nuk ka shkuar vetë tek ish këndi sportiv “Eftihi Baka “ , por ka dërguar vëllain e tij  më të vogël  Vladmir Sulaj. Unë këtë veprim të tij  e kam ruajtur sektret nga babai jonë deri  atë ditë  dhjetori të  vitit 1967 , kur Agroni do shkonte në Tiranë të konkuronte për në shkollën e mesme sportive për degën e futbollit”- kujton  i vëllai, Vladimiri. Në një prej  ditëve të  dhjetorit  të vitit 1967  ai ka udhëtuar  për konkurim drejt Tiranës  me dy shokë të tjerë  vlonjatë Lavdosh Malaj dhe Leonidha Curin. Komisioni i përzgjedhjes që përbëhej nga Zyber Koncic, Loro Boriçi , Anton Mazreku,  Ismet Bellova dhe Skënder Jareci  u bindën plotësisht tek rekomandimi i  Sotir Seferit për sulmuesin  15 vjeçar Agron Sulaj. Bashkë me Agronin  në përzgjedhjen e 21  futbollistëve të ardhshëm të  shkollës do ishin  dhe  dy shokët e tij nga Vlora  mbrojtësi Lavdosh Malaj dhe  mesfushori Leonidha Currime të cilët futbolli do i lidhte aq shumë  në jetën e tyre .

“Shkëndia dashuria jonë e parë” dhe rikthimi në Vlorë

Këto fjalë vlerësuese  ka zgjedhur Agron Sulaj në kujtimet e tij për  shtatë vitet  që ka qënë pjesë  e ekipive të “Shkëndisë” –Tiranës. Fillesat janë në 15 janar 1968 kur nisi fuksionimin  shkolla e mesme sportive pranë  I.L.K.F . “Vojo Kushi” .  Grupi i parë me 21  djem të talentuar  që do bënin të  lindi “Shkëndija” si  ekip   bashkëkohor , të  quajtur ndryshe dhe si “Ajaksi” i futbollit shqiptar  do  kishte në  përbërjen e tij Arjan Hoxhën, Shkëlqim Kurtin, Petrit Gjonin, Lulzim Taganin, Vasillaq Zërin, Mehmet Spahiun, Xhoxhi Pukën dhe Bashkim Tufën nga Tirana. Vladimir Ajazin, Edmond Zallën  dhe Agim Bulkun nga Durrësi, Leonidha Currin, Agron Sulaj dhe Lavdosh Malaj nga Vlora, Bajram Hushin, Fisnik Kosovën dhe Agim Arkaxhiun nga Kavaja, Agim Medjan  e Ridvan Koxhaj nga Shkodra, Milto Gurmën nga Saranda, Gjergji Ballçon nga Korça. Në krye të kësaj skuadre do ishte  trajneri i njohur Zyber Konçi. Dhe  vetëm  pak muaj më vonë kjo skuadër e pagëzuar nga vet këta djem  me emrin e veçantë “Shkëndia” , për dy sezone  rresht 1968 -1969 dhe 1969-1970  do  shpallej kampione e vendit për të rinj.  Të gjithë   18 -19 vjeçarë dhe  të talentuar me topin . Midis tyre do të  spikaste fort dhe sulmuesi Agron Sulaj. Vetëm  një sezon,  atë 1970 -1971  do jetë pjesë e Kategorisë së Dytë, ky ekip me profil të jashtzakonshëm për futbollin e kohës , sepse pasi shpallet kampion në këtë nivel vjen vrullshëm dhe bukur në kampionatin e më të mirëve të Shqipërisë . Stërvitje bashkëkohore , futboll modern dhe fantazi e jashtëzakoshme në fushën e lojës. E tillë ishte  formatuar  kjo  skuadër  e Zyber Konçit me tërë elemtët e saj të futbolit modern të kohës.Të gjithë bashkë , ashtu siç e filluan rrugëtimin e tyre në janar të 1968 , po ashtu   u bënë dhe  studentë të I.L.K.F “Vojo Kushi” dhe sollën  me  futbollin e tyre në sofrën  e më të mirëve këtë skuadër të re të futbollit shqiptar. Skuadrat e  “Partizanit”, 17 ‘Nëndorit “ , “Dinamos “, ‘Vllaznisë “, “Labinotit” , “Besës’ dhe ‘Flamurtarit” do t’ju hapej jo pak punë   përballë  kësaj rinie sportive .

Shumë ndeshje të bukura dhuron kjo skuadër model , ku bie në sy  siguria në portë e Hoxhës dhe Ajazit , loja  energjike  në mbrojtje e Gurmës, Hushit , Gjonit dhe Kurtit, fantazia në mesfushë e Currit, Zërit , Spahiut , Hafizit, Ballcos , Zallës dhe  Kosovës , dhe sulmi  ndëshkues  me  Bulkun, Fagun , Pukën  dhe Sulaj . Një skuadër që solli për herë të parë në Shqipëri futbollin  bashkëkohor dhe argëtues . Në këtë “ansambël” sportiv Agron Sulaj do të spikaste si sulmues me  plot vlera dhe golëshënues, gjithmonë në shërbim të  skuadrës. I sakët në gjuatjet nga çdo pozicion dhe ndëshkues për çdo portier  është prezantuar Agron Sulaj  tek skudra e tij  e “Shkëndisë “ në kampionatet e viteve 1971-1974  ku  në 83  ndeshje ka shënuar  26 gola. Në  vitin 1972  kur ishte vetëm 20 vjeç, Agron Sulaj  së bashku me skuadrën e tij të  dashur “Shkëndinë “do të marrë  pjesë  në Kupën Ballkanike përballë “Kavalla|-Greqi  dhe “Vardar”- të Shkupit  , si dhe   do të  jetë  pjesë e ekipit kombëtar të U-21. Në çdo ndeshje  vlerësimet për këtë sulmues  race do jetë  maksimale. Në  vitin e tretë të studimeve në I.L.K.P “Vojo Kushi “ shumë skuadra të njohura  filluan të kërkonin të bënin pjesë të tyre futbollistët cilësor të kësaj  “Shkëndije”.Të dy vlonjatët  e kësaj skuadre  Agron  Sulaj  dhe Leonidha Curri nuk pranuan ofertat  e skuadrave të njohura të kryeqytetit dhe në verën e  vitit 1974  rikthehen në Vlorë, tek “Flamurtari’i tyre  i dashur . Për afër  katër  sezonet  që  Agron Sulaj  që ka qënë   pjesë e “Flamurtarit “  ka zhvilluar  67 ndeshje dhe  ka shënuar 17 gola. Por vetëm kaq, sepse në fillim të vitit 1978 një dëmtim i pësuar  ka bërë  që  të mendojë  dhe largimin përprara  kohe nga futbolli. Në fakt kështu ka ndodhur . Kur Agron Sulaj përjetonte kulmet e  karrierës  si futbollist, dëmtimi e ka detyruar t’i  mungojë fushës së  blertë me futbollin e tij  plot  energji dhe elegancë. Gjithsesi , ky largim i tij ka qënë i përkohshëm , sepse shumë shpejt  ai do kthehet në drejtim  të skuadrës  vlonjate të “Flamurtarit” si trajner i saj , por pak vite më vonë dhe  i ekipit kombëtar të Shqipërisë.

Trajner i Flamurtarit dhe  Ekipit Kombëtar

Në pranverën e vitit 1978 trajneri njohur Bejkush Birce do të largohej nga drejtimi i Flamurtarit  për të marrë detyrën e trajnerit tek Partizani. Agron Sulaj  që ishte rikuperuar nga dëmtimi , por jo për të  luajtur futboll  ishte një kandidaturë e përshtashme për trajner. Edhe pse nuk i kishte mbushur të 26 vjeçët  njohurit ëe plota që kishte marrë në shtatë vitet e studimit në shkollën  dhe Istitutin e futbollit shqiptar ishin  një bazë e  fortë për t’i besuar këtë detyrë. Ish trajnerët tij Zyber Konçi  dhe Shyqyri Rreli do t’i rekomandonin  Vlorës për trajner të skuadrës vetëm Agron Sulaj. Gjithsesi e ka pranuar detyrën e trajnerit  edhe pse mosha e tij rreth 26 vjeç përbën ende një rekord tjetër  në futbollin  shqiptar. Ai  e njihte mirë mentalitetin e  skuadrës dhe dëshirat e tifozërisë vlonjatë edhe pse pak muaj më parë  ishte pjesë e asaj skuadre ku bënim pjesë Xhafa , Berberi ,Radhima, Zyberi, P.Ruci,Troqe, K.Cipi M Zeqiri, Sallata, L.Curri, Begaj, Meli , Licaj, Xhaho , Zilja S.Curri,V.Bifsha, Braho dhe V.Ruci.Në krah të tij si ndihmës do ketë të njohurin Nako Saraci. Në ndeshjet e mbetura të atij sezoni skuadra do fitojë shumë ndeshje   duke ju larguar fundit të klasifikimi dhe  në të fund të sezonit  1977-1978  do jetë në vendin e  pestë në klasifikimin përfundimtar.  Në sezonin e ri futbollistik me inacitivën e tij u ngritën klasa sportive për degën e futbollit në shkollën “Ismail Qemali”. Domosdoshmëri ishte rinovimi  i skuadrës . Elemtët e rinj si Birçe ,Taho , Lushaj , Ferko , Gjondeda , Kushta , Bubeqi , Muça , Laluci ishin afrimet e para në skuadër që premtonin themelet e atij  Flamurtari  që pak vite më vonë do trondiste  dhe futbollin evropian. Në vitet 1978-1983 Flamurtari  i drejtuar nga Agron Sulaj do ishte një nga  skuadrat me moshë më të re në futbollin shqiptar,  që tashmë synonte vetëm rritjen. Dhe është fakt se  në ato vite Flamurtari  do ishte pjesë e më të mirëve duke shpallur  nënkampion në sezonin 1981-1982  , si dhe dy herë finalist i Kupës të Shqipërisë në vitet 1983 dhe 1984.

Por jo vetëm  kaq. Në  vitin 1981 Flamurtari I drejtuar nga Agron Sulaj dhe Fatmir Gjebrea  do marrë pjesë në ndeshjet për Kupën Ballkanike ku  në katër ndeshjet e zhvilluara nga “A.E.K” –Athinës dhe “Velezh “-Mostarit do marrë dy  fitore në Vlorë.  Në çdo sezon skuadra rinovon rradhët e saj duke afruar, Arapin ,Memushin,  Iljadhin,  Ziun , Shabanin , Lutaj , Daullen e të tjerë. E  thënë më qartë Agron Sulaj përgatiste  kështu Flamurtarin  për të nisur fluturimin  evropian në ndeshjet e Kupave të Evropës.Në   muajt e parë të vitit 1984 Agron Sulaj , së bashku me Ramazan Rragamn dhe Neptun Bajkon, do të  nisen  për  në Itali në  një specializim  një vjeçar , në një nga shkollat  më të  njohura të  trajningut të futbollit   Kovercano. Punë intensive  me  studim teorik dhe praktik ,që konturon profilin e një trajneri bashkëkohorë për futbollin . Me kthimin në  Shqipëri i përkushtohet detyrës të specialistit pranë F.SH.F-ës  në sektorin teknik. Më 30 Tetor 1985  emërohet trajner i ekipit  kombëtar, të cilin e drejton për 10 ndeshje deri më 18 Nëntor 1987  dhe ku  bie në sy  aktivizimi i elementit të ri  si Kushta, Hodja ,Ocelli, Ziaj , Abazi,  Iljadhi, Omuri, Lekbello, Ferko , Bubeqi  e të tjerë. Futbollistët  nga  ’Partizani’ , “Dinamo”, 17 “Nëndori” , “Vllaznia “ dhe “Flamurtari”  në ato vite do përbënin bazën e skuadrës. Të gjithë në Vlorë  nuk e harrojnë  lehtë  28 Tetorin e 1987, kur Agron Sulaj do sillte në Vlorë  për herë të parë, ndeshjen e ekipit tonë kombëtare përballë Rumanisë dhe ku do të aktivizojë plot  gjashtë futbollistë vlonjatë si: Taho,Iljadhi, Ferko,Gjondeda, Ziaj dhe Bubeqin. Por Agron Sulaj do jetë  gjithëmonë pranë trajnerëve të “Flamurtarit”  Leonidha Curit, Niqifor Thomait dhe Edmond Licajt në  të gjitha ndeshjet për Kupat e Evropës në vitet 1985- 1991. Shumë praktik me një njohje të plotë të futbollit  bashkëkohor  mendimet dhe zgjidhjet e tij do të jenë me efektivitet në ndeshjet e  mëdha të  “Flamurtarit” në ato vite kundër  H.J.K “Helsinkit”, “Barcelonës” , “Partizan”-Beogradit, “Vismut”-Aue , “Leh “-Poznan” , “Olimpiakos ‘ dhe “Gooteborg”. Ndërkohë  në periudhën  Gusht  1987 deri më  15 Nëndor 1989 do jetë zëvendës trajner i  ekipit kombëtar që në atë periudhë  është drejtuar nga ish trajneri Shyqyri Rreli. Lojtarë të tillë si Mersini , Nallbani, Zmijani, Millo, L.Pano, Shehu, Jera, Xhumba, Majaci , Gega e të tjerë janë  zbulim  i punës së  tij disa  vjeçare në futbollin shqiptar për ekipin  tonë  kombëtar në ato vite jo vetëm si pjesë e stafit , por dhe specialist në sektorin teknik.

Vitet  në emigracion dhe si drejtor teknik  në F.SH.F .

Fillimi i vitit 1991 e ka gjetur  Agron Sulaj  si specialist të përkushtuar  futbolli pranë F.SH.F-it. Gjithsesi si shumë të tjerë dhe ai  zgjedh emigracionin në qytetin e Pontenzës në Itali për të punuar në shërbim të futbollit. Lidhjet e tij të mëparshme  me lektorët e njohur të kursit të Konvercanos , veçarisht ato me mikun e tij Guido Vutaxhianto  kanë shërbyer si një ndihmesë e madhe që për  katër vite 1991-1995 Agron Sulaj të jetë  specialist dhe trajner tek ekipet e të rinjve të Pontezës. Njohja e mirë që kishte për futbollin italian e afruan atë  me shumë specialist ë  të njohur italianë  në ato vite si Saki, Trapatoni , Zoof e Kapelo. Këto ishin katër vite  punë ,përkushtim dhe formim i lartë  në kushtet e futbollit profesionist . Skuadra e të rinjve, që ai përgatiti për   katër  vite në  1995   e “Pontenzës”  për herë të parë në historinë e saj, ngjitet në Serinë B të futbollit italian . Pas këtij suksesi Agron Sulaj do  rikthehet në Shqipëri duke marrë menjëherë detyrën e drejtorit teknik  në F.SH.F. Projekte,  programe dhe ndihmës profesionale në shërbim të tranzicionit të futbollit shqiptar. Dhe kanë  qenë  muajt e parë të vitit 1995,  kur Agron Sulaj  së  bashku me miqtë e tij lektor të futbolit  italian  do zhvillojë   në Konvercano një  kurs  një mujor me 50 trajnerë nga klubet shqiptare , duke i pajisur ata me njohuriët e futbollit  profesionist. Shumë i përkushtuar për futbollin Agron Sulaj do konfirmohej  si një specialist i nivelit  evropian në ato vite., ndërkohë që U.E.F.A ., kishte disa muaj që e kishte emëruar në listën e  instruktorëve të saj.

Prilli “thyer”  i një jete sportive
Dhe kur në mendjen dhe programet e punës të  Agron Sulaj, ishin shumë  projekte në shërbim të futbollit,  një sëmundje e rëndë e shfaqur vetëm një muaj më parë  I ndërpreu   jetën këtij njeriu shumë të veçantë, që ju përkushtua  si askush  tjetër  sportit. Ishte vetëm 44  vjeç  atë  ditë në   8 Prillin “thyer “ të 1996,  kur  epilogu i hidhur   uli siparin  e  një jete sportive , që  për 30 vjet  u dashurua fort me topin e futbollit .Të gjithë e mbajnë mend  mirë  kortezhin e asaj  dite për Argon  Sulaj,  ku njerëz të shumtë  të sportit   nga e gjithë Shqipëria  pushtuan si asnjë herë tjetër  lagjen  ku ai  banonte diku  në   rrugën e “Elbasanit” në Tiranë. Të gjithë  ishin të ngarkuar me dhimbjen e largimit të parakohshëm për Agron Sulaj. Dhe ajo  lëvizje në heshtje   e kortezhit pranë stadiumit “Qemal Stafa” ishte  homazhi më i mirë që shokët , miqtë  dhe familjarët  i bënin në  atë ditë lamtumire kësaj figure  të futbollit shqiptar.Në  fytyrat  e të  gjithë  të pranishmëve  në   atë ditë lamtumire  , sikur  lexohej  një betim  i përlotur, që kërkonte të thoshte  se : memorja  sportive  e futbollit shqiptar do ta  kujtojë  gjithëmonë  futbollistin , trajnerin , specialistin  ,qytetarinë dhe prindin e mirë Agron Sulaj.

SKEDA  E AGRON SULAJ

Lindur : Në Vlorë  më 26 .11.1952
Ndarë nga jeta: Më 8 prill  1996
Karriera  në sport: 1966 -1996 në volejboll  tek  të rinjtë e Flamurtarit.  Futbollist tek “Shkëndia”-Tiranë , ekipi kombëtar U-21 dhe “Flamurtari. Trajner tek “Flamurtari” , Ekipi  Kombëtar ,dhe ekipi i të  rinjve “Pontenza “ –Itali,  si  drejtor teknik  në F.SH.F .
Vlerësimet: “Mjeshtër Sporti” , “Mjeshtër i Merituar Sporti”,”Nderi Sportit  Shqiptar”. “Legjenda e Futbollit Shqiptar”, “Qytetar Nderi i Vlorës “ dhe “Mjeshtër i Madh”