Esmeralda Qirko: LSI është një forcë politike e cila ka në fokus fuqizimin e rolit të gruas në politikë dhe shoqëri, si dhe mbështetjen ndaj familjeve shqiptare

233
Sigal

Kandidatja e LSI në Qarkun e Beratit, Esmerald Qirko ka vazhduar takimet me vajzat dhe gratë e qytetit të Beratit, nga ku thotë se LSI është një forcë politike e cila ka në fokus kryesor të sajin fuqizimin e rolit të gruas në politikë dhe shoqëri, si dhe mbështetjen ndaj familjeve shqiptare.

“Arsimimi i vajzave, punësimi i grave, fuqizimi i rolit të tyre në politikë dhe shoqëri janë pjesa kryesore e programit qeverisës së LSI, prandaj dhe gratë dhe vajzat e Beratit dhe gjithë Shqipërisë i janë bashkuar fuqishëm forcës sonë politike. Më 25 Prill ndryshimi i madh do të vijë pikērisht nga mbështeja dhe vota masive e grave dhe vajzave shqiptare.”,- shprehet Qirko me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i saj i plotë:

“Vajzat e kanë vendin vetëm aty ku ato vetë dëshirojnë e ëndërrojnë. Çdo gjë është e mundur dhe çdo ëndërr e juaja mund të bëhet realitet nëse ju luftoni për të”- Vjosa Osmani.
Fjalimi i Presidentes shumë të dashur dhe të sapozgjedhur të Kosovës më erdhi ndër mend teksa pata një takim të shkëlqyer dhe inkurajues me gratë dhe vajzat e mrekullueshme të lagjes “30 vjetor” të qytetit të Beratit.
Është mahnitëse dëshira e jashtëzakonshme e tyre për të kontribuar për një Shqipëri më të mirë, për një shoqëri më të shëndoshë, për një ekonomi më të qëndrueshme.
LSI është një forcë politike e cila ka në fokus kryesor fuqizimin e rolit të gruas në politikë dhe shoqëri si dhe mbështetjen ndaj familjeve shqiptare.
Arsimimi i vajzave, punësimi i grave, fuqizimi i rolit të tyre në politikë dhe shoqëri janë pjesa kryesore e programit qeverisës së LSI, prandaj dhe gratë dhe vajzat e Beratit dhe gjithë Shqipërisë i janë bashkuar fuqishëm forcës sonë politike.
Më 25 Prill ndryshimi i madh do të vijë pikērisht nga mbështeja dhe vota masive e grave dhe vajzave shqiptare.