Alisson fiton trofeun “Yachin” si portieri më i mirë i vitit 2019

463
Sigal

Trofeu “Lev Yachin”, i cili vlerëson portierin më të mirë të vitit ka shkuar për Alisson. Gardiani i skuadrës së Liverpoolit ka qenë protagonist absolut duke ndihmuar të kuqtë që të fitonin Champions League në edicionin e fundit.

“Jam i nderuar që jam këtu sonte. Ju gjithmonë na e bëni punën e vështirë. Dua të falënderoj gruan, familjen time që më mbështesin. Falënderoj Zotin për atë që më dha në këtë sezon. Ndihem i bekuar për atë që Zoti ka bërë në jetën time dhe të familjes sime”, deklaroi Alisson pas marrjes së çmimit nga Lewandowski.

Fotografia e France Football