Intervista/ Luan Pinari: Europa na tregoi mungesë të eksperincës europiane

Situata në futbollin shqiptar përshkruhet në përgjigjet e specialistit Luan Pinari

Agron KAJA

“Në këto ndeshje nuk treguam nivelin e Superiors, sepse nuk e kemi eksperincën europiane. Mendoj se Tirana do ta shijojë ballafaqimin me Beshiktashin, sepse është kundërshtar presitigjoz e do luajë gjithçka për gjithçka”

Një ditë pasi janë mbyllur takimet e dyta në Europë, cili është komenti juaj për skuadrat shqiptare?

Sigal

Nuk e quaj fazë të mirë të skuadrave tona, veç Tiranës. Duke i parë në aspektin teknik, unë mendoj se ishin ndeshje për më shumë mundësi. Të bënim më mirë, kryesisht Partizani dhe Egnatia. Vllaznia u eliminua që në ndeshjen e parë.

Cilën prej tyre e quan të merituar, dhe ku mund të themi se ka zhgënjim?

Tirana e kishte të merituar kualifikimin, dhe për këtë mendoj se trajneri e vendosi mirë skuadrën përballë kundërshtarit. Të gjitha të tjerat ishin zhgënjim, duke patur parasysh kundërshtarët që u ndeshën.

Ku mendoni se çaluan skuadrat që u eliminuan, në takimet e para apo në të dytin?

Mendoj se që në takimet e para skuadrat tona kishin defektet e eliminimit, sidomos Egnatia dhe Partizani. Ndërsa Vllaznia u kushtëzua si e eliminuar që në takimin e parë dhe e kishte të vështirë në takimin e dytë të bënte më shumë.

Me këtë nivel që treguan skuadrat tona, mund të thuhet se ky është edhe niveli i Superiores?

Niveli Superiores është për të bërë më mirë në Europë. Sepse ne nuk kishim  kundërshtarë shumë të fortë që të justifikohemi pse u eliminuam. Në këto ndeshje nuk treguam nivelin e Superiors, sepse nuk e kemi eksperincën europiane.

Do vazhdojnë Partizani dhe Tirana në Ligën e Konferencës, mundet të kishim më shumë skuadra në turin e dytë?

Patjetër që duhet të ishin të paktën tre skuadra, sidomos Egnatia i kishte të gjitha mundësitë, por i mungoi shumë përvoja e skuadrës dhe e teknikut. Euforia dhe entuziazmi i penalizuan, por skuadra dhe tekniku duhen përgëzuar për këtë herë të parë.

Një parashikim për skuadrat që do të vazhdojnë të luajnë në Europë: Partizani dhe Tirana, i mendoni të kualifikuara?

Mendoj se Tirana do ta shijojë ballafaqimin me Beshiktashin, sepse është kundërshtar presitigjoz e do luajë gjithçka për gjithçka. Partizani e ka kundërshtar të kalueshëm, i ka mundësitë për tu kolauduar më mirë për vazhdimësinë.

Ndërkohë, skuadrat e Superiores janë në ritmin e përgatitjeve sezonale, si e përshkruani vijueshmërinë e tyre?

Janë në përgatitje të zakonshme për çdo fillim të ri. Shoh Kukësin dhe Erzenin pak me vonesë, pjesë tjetër disa me buxhete të larta e të tjera me këmbë në tokë. Do jetë një kampionat i fortë dhe këto katër ekipet që luajnë në Eorpë do të jenë më pretendentë.

Kampionati fillon më 19 gusht dhe me disa ndryshime brenda formulës, çfarë efekti mendoni se do të sjellin?

Kjo formulë është në fazën e eksperimentit, ndaj edhe kjo i ka diskutimet e veta. Por mendoj se do të ketë shumë përfitime, pasi e mban garën deri në fund në aktivitet, njëherësh u sjell skuadrave më shumë përfitime financiare.

Kupa e Shqipërisë, me skemë të re

Ky sezon i ri futbollistik do të ketë një tjetër strukturë në Kupën e Shqipërisë për edicionin 2023-2024. Ndryshe nga sezoni i kaluar, sipas vendimit të marrë nga Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së, në këtë kompeticion do të marrin pjesë 44 skuadra, 10 më shumë se sezonin e kaluar: nga kampionatet Abissnet Superiore, nga  Kategorisë e Parë, Kategoria e Dytë dhe ekipi kampion i Kategorisë së Tretë të sezonit të kaluar. Kupa e Shqipërisë 2023-2024 do të jetë e përbërë nga faza para-eliminatore dhe faza eliminatore. Ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në Abissnet Superiore për sezonin 2022-2023 do të garojnë duke filluar nga Raundi i 3-të. Në turret e para, ndeshjet do të luhen me një takim dhe vetëm ndeshjet e turit çerekfinal e gjysmëfinal do të jenë me dy takime.

Përcaktohen periudhat, priten kalendarët e sezonit të ri

Në FSHF i kanë dhënë fund aludimeve për nisjen e sezonit të ri dhe ndryshimet që priten brenda tij. Komiteti Ekzekutiv ka miratuar datat se kur do të nisin të gjitha kompeticionet kombëtare për edicionin 2023-2024. Ai ka marrë vendime të rëndësishme për këtë sezon, duke filluar nga nisjet e aktiviteteve futbollistike. Sikurse gjatë edicionit të kaluar, finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet më 20 dhjetor 2023: FK Partizani-KF Egnatia. Abissnet  Superiorja do të nisë më 19 gusht dhe do të përfundojë më 11 maj 2024, ndërsa  kampionati i Kategorisë së Parë fillon më 2 shtator 2023 dhe përfundon më 8 maj 2024.

Aktivitetet kombëtare

Sezoni 2023-2024

Superkupa e Shqipërisë

Luhet në datën 20.12.2023

Abissnet Superiore

Fillon më 19.08.2023

Mbaron në 11.05.2024

Kategoria e Parë

Fillon më 02.09.2023

Mbaron në 08.05.2024

Kategoria e Dytë

Fillon më 23.09.2023

Mbaron në 05.05.2024

Kupa e Shqipërisë

Fillon më 27.09.2023

Mbaron në 14.05.2024

Kukësi “shtrëngon” rripin, priten shpenzime modeste

Drejtuesit e klubit sinjalizojnë lojtarët aktualë, se në Kukës mund të mos pretendohet për titull. Ose mesin e renditjes në Superiore, ose të mos venë në diskutim mbijetesën. Ata kanë deklaruar se do ketë edhe një shkurtim të buxhetit për këtë sezon, për të mos shpenzuar si më parë. Fokusi do jenë të rinjtë e perspektivës, sepse Kukësi shpenzon shumë për seancat stërvitore në një kompleks privat në kryeqytet, si edhe akomodon e trajton me ushqim lojtarët që nuk jetojnë në Tiranë. Për këtë arsye, klubi do të tregohet i kujdesshëm që me një buxhet të limituar të krijojë ekip rivalizues në kampionat.

FSHF gati ofertat për transmetimet televizive të garave

FSHF-ja ka hapur zyrtarisht garën për të shitur të drejtën televizive për Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe Kupën e Shqipërisë. Propozimet do të pranohen deri në datën 26 korrik. Në bazë të procedurave dhe si pronare e të drejtës së transmetimit të veprimtarive sportive të organizuara prej saj, në bazë të nenit 35 të Ligjit 79/2017 kërkon të shesë të drejtën televizive për garat futbollistike, për territoret e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës se Kosovës për një periudhë 3-vjeçare.