Haaland tregon kundërshtarin më të fortë: Është një përbindësh, nuk kam fituar asnjë duel ndaj tij

280
Sigal

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka zbuluar emrin e mbrojtësit më të mirë ndaj të cilit ka luajtur në karrierën e tij dhe thotë se është futbollisti holandez i Liverpool-it, Virgil Van Dijk.

Image

Haaland ka luajtur disa herë kundër Van Dijk dhe thotë se nuk ka fituar asnjë duel kundër tij, gjë që është treguesi më i mirë se çfarë lojtari është.

“Ai është i gjatë, i fortë dhe i shpejtë. Përveç kësaj, gjen kohën e duhur në duel dhe nuk mendoj se kam fituar asnjë duel kundër tij kur luajtëm. Ai është fizikisht një përbindësh i vërtetë,” tha Haaland.

Image

Van Dijk iu bashkua Liverpool nga Southampton në vitin 2018 për 85 milionë euro dhe që nga ardhja në Anfield i ka sjellë skuadrës titullin kampion evropian dhe titullin kampion në Angli, i pari në 30 vjet.

Mbrojtësi holandez sezonin e kaluar u dëmtua rëndë në gju në ndeshjen kundër Evertonit, por tani është kthyer në fushë, duke shkëlqyer sërish me fanellën e Liverpool.

Image