Skënder Mustafaj: Partizani dhe alpinisti që pushtoi malet, Petraq Kule

897
Sigal

Petraq Kule, partizani dhe alpinisti që pushtoi majat e maleve

Skënder Mustafaj, Anëtar i Kryesisë së Organizatës të Veteranëve të LANÇ-it, Berat

Ishte rreth 16 vjeç djaloshi beratas, Petraq Kule, kur rroku armën e doli malit partizan, duke u rreshtuar në Brigadën e 7-të Sulmuese. Ai mori pjesë në luftimet që bëri brigada, si brenda dhe jashtë kufirit të Shqipërisë, duke u kthyer fitimtar në atdheun e çliruar. Mosha tij e re, energjia e tij rinore, bënë që pas çlirimit ,t,i kushtohej tërësisht sportit burrëror të alpinizmit,nga ku mori dhe emrin e merituar ”:pionier i alpinizmit shqiptar”.Kjo nuk ishte rastësi,pasi në shpirtin e tij ishin mbrujtur dashuria për atdheun dhe për natyrën e tij të bukur. Petraqi ëndërronte dhe shpresonte që këtë natyrë ta prekte,ta shijonte,ndaj u dashurua marrëzisht me sportin e bukur dhe burrëror të alpinizmit Dhe në këtë sport ai nuk e ndjente veten si në luftë ku kishte përballë armikun dhe luftonte ndaj tij,sepse në alpinizëm do të thoshte të sfidoje lartësitë dhe vështirësitë e maleve të thepisur por të bukur të Shqipërisë. Petraqi nuk iu tremb kurrë këtyre vështirësive, sepse me energjitë e moshës dhe besimin në vetvete e mposhti egërsinë e natyrës. Kështu me sakrifica Petraq Kule u bë zot e mbret i maleve, duke mbetur në kujtesën e beratasve si sportisti që sfidoi natyrën. Pas tij u bashkuan dhe djem të tjerë beratas që i tërhiqte sporti i bukur i alpinizmit dhe shembulli i Petraqit. Ai shkeli shumë maja malesh si -Maja e paqes|, -Maja e dritës, – Maja 11 Shkurti -Maja 8 Marsi, -Maja -Çuka e Partizanit etj, Shpesh herë zërin e tij e kemi dëgjuar nëpërmjet valëve të Radio Tiranës të përshëndesë njerëzit e dashur dhe të afërmit nga majat e maleve. Shembullin e këtij sportisti burrëror e ndoqën mjaft beratas si Vangjel Melengu që për shumë kohë bënë “duelin” e alpinizmit kombëtar. Me emrin e Petraq Kules lidhet formimi i plejadës se artë të alpinistëve beratas, dy Mjeshtërve të Merituar të sportit e pesë kandidatë-mjeshtërish. Por pasionin dhe dashurinë për sportin e alpinizmit, Petraqi ua transmetoi edhe fëmijëve të tij Stefanit, mjeshtër sporti; Dhorit, Alekos,Viktorit e Sokolit. Shembullin e Petraqit e ndoqën në Berat mjeshtrit Vullnet Zylyftari, Jani Qëndro, Koci Makina, Alush Qereshniku, Deni Zylyftari, Gazi Shehu e të tjerë. Po mbushen njëzet vjet që Petraq Kulen, veteranin e nderuar të LANÇ-it, Mjeshtrin e Merituar të Sportit, Nderin e Qarkut të Beratit, nuk e kemi mes nesh, por puna e tij, shembulli i tij, do të mbeten kurdoherë frymëzim për brezat e rinj, të cilët dashurojnë sportin e bukur dhe burrëror të alpinizmit.