Elez Biberaj: Mesazhi i Baker, aktual edhe sot pas 30 vitesh

329
Sigal

Përvjetori i 30-të i vizitës historike të Sekretarit Amerikan të Shtetit James Baker në Shqipëri

Mbi 300 mijë shqiptarë i bënë një pritje të jashtëzakonshme zyrtarit të lartë amerikan

Ambasada amerikane në Tiranë, u mbyll zyrtarisht në 16 shtator 1939

 

Ngjarja më madhore në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, mbetet vizita historike e një Presidenti të SHBA, në Shqipëri, në 11 Qershor  2007, ajo  e George W. Bush. Por veç saj, ka dhe  një ngjarje tjetër me vlera kulmore, që është 22 Qershori 1991, e cila shënon sot(dje), 30- vjetorin vizitës historike, të një Sekretari Amerikan të Shtetit, në Shqipëri.

James Baker, ishte i pari zyrtar i lartë nga SHBA, Sekretar Shteti, që shkeli në Tiranë, më 22 Qershor në vitin 1991, të cilit iu rezervua një pritje madhështore në Shqipërinë e sapo dalë nga izolimi komunist. Kjo vizitë e një Sekretari Shteti përcolli edhe Mesazhet amerikane me thënien e tij se: “Liria funksionon!”.

Shqipëria ka qenë vendi ku amerikanët kanë dhënë gjatë gjithë kohës që nga themelimi i shtetit shqiptar, ndihmën e tyre të vyer. Ndërsa qershori 1991, solli  vizitën historike të një Sekretari Shteti në Shqipëri, që prej kohës së vendosjes së marrëdhënive me SHBA , kur mbreti i shqiptarëve Zogu i I dhe Presidenti pasardhës i Wilson-it, Warren Harding, nënshkruan marrëveshjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së, të cilat e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922, kur shteti shqiptar ende sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë. Vendimi për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ardhur natyrshëm, pas vetos që presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson vuri në Konferencën e Paqes në Paris, duke i rikthyer pavarësinë Shqipërisë. Ambasador i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka qenë Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922. Një diplomat që jo thjesht vuri gurin e parë kilometrik në një rrugë të gjatë të marrëdhënieve, por që ishte njëkohësisht i pari, që ndriçoi shtetin amerikan se çfarë ishte Shqipëria, çfarë ishin shqiptarët dhe, si mund ta ndihmonte Amerika Shqipërinë, qysh në atë kohë. Deri në vitin 1939, Shqipëria ishte thjesht një komb i preferuar për SHBA-në, aq sa dhjetëra amerikanë vërshuan në vendin tone, jo vetëm si diplomatë, por edhe si biznesmenë, themelues shkollash, e deri në investitorë ekspeditash, për të zbuluar pasuritë e nëntokës sonë. Kjo do të vazhdonte deri në vitin 1939, kur Shqipëria e humbi pavarësinë e saj pas pushtimit të vendit nga Italia dhe largimit të Mbretit Zog nga vendi. Ambasada amerikane në Tiranë, u mbyll zyrtarisht në 16 shtator 1939, ndërsa diplomati Grant u largua më 27 shtator.

Me ardhjen e komunistëve në pushtet, për 52 vjet, asnjë diplomat amerikan dhe shqiptar nuk vuri këmbë në Shqipëri dhe në SHBA.

Sistemi i Enver Hoxhës e shpalli Amerikën armikun numër një të popullit shqiptar dhe shtetin amerikan, e cilësoi si xhandarin e botës. Më 15 mars të vitit 1991, këto marrëdhënie u rithyen dhe William Rajerson do të bëhej ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve. Vetëm 3 muaj pasi ishte rihapur ambasada, më 21 qershor 1991, ishte Sekretari amerikan i shtetit, James Baker,që do të vizitonte Tiranën. Me mijëra shqiptarë mbushën sheshin Skënderbej – duke i rezervuar një pritje madhështore, e ngulitur në memorien e të gjithëve. Pas rrëzimit të regjimit komunist, dhe vizitës së ish Sekretarit të Shtetit James Baker, Tirana zyrtare është vizituar thuajse nga të gjithë Sekretarët amerikanë të shtetit, përveç Uoren Kristofer, ndërsa vizitat kulmuan me atë të Presidentit amerikan George W. Bush në Tiranë, më 10 qershor 2007, takimi dhe konferenca për shtyp me ish -Kryeministrin Sali Berisha, deklarata e tij që i vendosi vulën pavarësisë së Kosovës. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një Kosovë të pavarur dhe sovrane, ka qenë e pakushtëzuar. Një gjë të tillë e kishte përsëritur presidenti amerikan, George W. Bush, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në takimin që kishte pasur në vitin 2007, me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berishën. Bush kishte deklaruar se populli i Kosovës sipas tij, duhej që të kishte SHBA-të ato që e mbështesnin pavarësinë në mënyrë të fuqishme dhe të prerë. Ndërkohë, derisa në konferencën e përbashkët të tij dhe Berishës, bëheshin pyetje për mundësinë e vonesave në shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, Bush kishte thënë se janë duke diskutuar me diplomatë rusë e të BE-së rreth disa mospajtimeve, megjithatë ai kishte thënë se nëse nuk arrihet një gjuhë e përbashkët, atëherë “Mjaft është mjaft, dhe Kosova është shtet i pavarur”. Ish drejtori i seksionit shqip të ‘Zërit të Amerikës’, Elez Biberaj ish një nga protagonistët e asaj vizite historike, i cili ishte përkthyesi zyrtar i Sekretarit të Shtetit James Baker në vizitën e 22 Qershorit 1991 në Tiranë, për çdo vit e rikujton atë vizitë, duke publikuar fotografitë nga vizita e Baker dhe një pjesë të fjalimit historik që ai mbajti në sheshin “Skënderbej”. Baker doli në tribunë me liderin e atëhershëm të opozitës, Sali Berisha, ministrin e Jashtëm Muhamet Kapllani dhe kryetarin e Komitetit Pluralist Ekzekutiv të Tiranës, Llambi Gegprifi, duke shmangur daljen me Ramiz Alinë dhe drejtuesit e tjerë komunistë, që ishin vendosur në krye të PS-së që sapo kishte ndërruar emrin. Biberaj atëherë ishte përkthyesi zyrtar i Departamentit të Shtetit për vizitën e Sekretarit të Shtetit James Beker. “Në emër të presidentit Bush dhe popullit amerikan, kam ardhur sot këtu për të thënë: liria punon. ′′ Punon liria! Më në fund, jeni të lirë të mendoni mendimet tuaja. Më në fund, je i lirë të flasësh mendjen tënde. Më në fund, ju jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Më në fund, jeni të lirë të adhuroni në mënyrën tuaj… Mirë se vini, qytetarë të lirë të Shqipërisë, në liri. Më në fund, je i lirë të adhurosh rrugën tënde… Mirë se erdhët, qytetarë të lirë të Shqipërisë, të Lirisë…Liria funksionon!”, citohet të ketë thënë James Baker më 22 Qershor 1991.

 

Elez Biberaj

PUNA E LIRISË!

Në një vizitë historike në Tiranë, saktësisht tridhjetë vjet më parë, 22 qershor 1991, Sekretari i Shtetit amerikan James Baker, mirëpriti Shqipërinë në Botën e Lirë, pas afro gjysmë shekulli të diktaturës komuniste. Në një fjalim para qindra mijëra shqiptarëve të mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’, sekretari i shtetit tha: ′′ Punon liria! Më në fund, jeni të lirë të mendoni mendimet tuaja. Më në fund, je i lirë të flasësh mendjen tënde. Më në fund, ju jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Më në fund, jeni të lirë të adhuroni në mënyrën tuaj… Mirë se vini, qytetarë të lirë të Shqipërisë, në liri.” Baker u kërkoi shqiptarëve të vendosnin pas tyre veset e Komunizmit dhe të vendosnin një rend të ri politik, që do të reflektonte respekt të plotë për të drejtat e njeriut, demokratizimi i qeverisë dhe shoqërisë, një proces gjyqësor i drejtë dhe i hapur, i bazuar në traditat më të mira të ligjit dhe drejtësisë, një media e lirë dhe pluraliste dhe mbajtja e zgjedhjeve plotësisht të lira dhe të ndershme.

Mesazhi i Baker rezonon sot, aq sa bëri tridhjetë vjet më parë.