Pali Nito: Urdhri i Enverit për krijimin e korpusit të parë bregdetar

178

Urdhri i Enver Hoxhës për krijimin e Korpusit të Parë Bregdetar në Fier

Si më kritikoi Hito Çako dhe më falënderoi Mehmet Shehu

Pali Nito

Situata e acaruar politiko ushtarake dhe ajo gjeopolitike për rreth nesh e më gjerë diktuan si nevojë emergjente krijimin e korpusit të parë bregdetarë të Fierit në vitin 1967. Në avangardë si gjithnjë monarko fashistët grekë që i nxiste, frymëzonte dhe i inkurajonte junta ushtarake me në krye kolonelët e zinj që vazhdonin avazin e vjetër për çështjen e Vorio-Epirit, me provokacione dhe demonstrim të forcave, mjeteve dhe teknikë luftarake përgjatë kufijve tanë jugorë dhe juglindorë. Në sinkronë me grekët vepronin edhe titistët jugosllavë si me presione politike ashtu edhe me presione dhe provokacione ushtarake e sidomos në drejtimin verilindorë dhe disi më të kufizuara ishin në drejtimin veriperëndimorë pra në drejtimin e Shkodrës, ndërsa flota e 6-të Amerikane demonstronte forcën e saj ushtarake ku aeroplanë mbajtëse, helikopterë mbajtëse, kryqëzorë dhe fregata të madhësive dhe llojeve të ndryshme u binin kryq e tërthorë ujërave të Mesdheut, të Jonit e të Adriatikut madje duke shkelur edhe ujërat territoriale të Shqipërisë duke përbërë një rrezik serioz për vendin tonë por edhe luftë anijet sovjetikë hera herës vizitonin portin e Dubrovnikut si dhe porte të tjera te Jugosllavisë së atëhershme duke ushtruar fare hapur presion dhe shantazhe ndaj Republikës Popullore të Shqipërisë. Po kështu, jo shumë larg nesh, në jug qielli ishte i vërejtur dhe ishte gati të shpërthente konflikti i armatosur midis Izraelit dhe Egjiptit e që u shoqërua me viktima dhe shkatërrime të aviacionet ku dëmet më të mëdha i pësoi pala Egjiptiane. Në këto kushte komandanti i përgjithshëm shoku Enver Hoxha urdhëroi krijimin e korpusit të parë bregdetar të Fierit. Përveç arsyeve që renditëm më sipër krijimi i këtij korpusi u diktua edhe nga fakti se duke filluar nga grykë derdhja e Vjosës, Semanit dhe deri në grykëderdhjen e Shkumbinit e gjithë kjo vijë bregdetare gati 100 km ishte krejtësisht zbuluar dhe nuk kishte forca të dislokuara në pozicion mbrojtje me përjashtim të një grupi artilerie që ishte dislokuar në Fier.

Fillimisht…

Fillimisht komandantë korpusi u emërua Spiro Shalësi, ishte gjeneral, një shtabovik me emër me kulturë të gjerë ushtarake e teorike që kishte edhe përvojën e luftës e të përgatitjes luftarake. Ndërsa komisar korpusi u emërua Xhemal Shehu, ishte kolonel. E them jo pa superlativa se ishte një komandë e përzgjedhur dhe tepër autoritare. Atëherë sapo ishte vendosur funksioni i komisarit politikë në ushtri dhe flitej e propagandohej shumë për unitetin midis komandantit dhe komisarit dhe më kujtohet në një mbledhje me kuadrot e korpusit të Fierit, Petrit Dumja ish shefi shtabit të përgjithshëm të ushtrisë midis të tjerave tha: Në qoftë se një dhe një bëjnë dy, komandantë dhe komisarë bëjnë një pra, një thënie kjo mjaft filozofike që u duartrokit nga pjesëmarrësit. Me largimin e Spiro Shalsit në shtabin e përgjithshëm, komandantë në korpusin e Fierit u emërua Nikollaq Sallabanda ish kolonel dhe një shtabovikë i përmasave operative e strategjike, por fatkeqësisht të dy këta kuadro madhorë si Spiro dhe Nikollaqi u goditën si pasojë e veprimtarisë armiqësore e quajtur grupi armiqësor i Beqir Ballukut. Kujtoj saktësisht se korpusi i parë bregdetar i Fierit kreu me sukses disa evenimente të rëndësishme stërvitore si stërvitja me trupa “Shpiragu 69” stërvitja me trupa “Semani 74” më e madhja që u zhvillua në rrethin e Fierit e që u planëzua dhe drejtua me profesionalizëm ushtarak nga vetë kryeministri Mehmet Shehu që në atë kohë ishte njëkohësisht edhe ministër i mbrojtjes popullore. Gjithë planëzimi luftarak ishte në përputhje të plotë me idetë që kishte hedhur vetë Mehmet Shehu pra, duke pritur një desantë ajrore masive sovjetike të koordinuar më desantë detare, stërvitja filloi nga fundi gushtit në prezencën e një vape dhe zagushinë përvëluese, të padurueshme e tejet të bezdisshme. Në atë kohë isha komisar batalioni sulmues dhe batalioni që drejtoja unë luante në rolin e batalionit aerodesante sovjetike pra, një detyrë tejet e komplikuar e për më tepër ma vështirësonte akoma më shumë detyrën mungesa e komandantit të batalionit pasi ishte sëmurë.

Kontrolli i Hito Çakos

Një pasdite, një ditë para se të fillonte dinamika e zhvillimit të stërvitjes më vjen për kontroll Hito Çakoja në atë kohë ishte zv. Ministër i Mbrojtjes dhe pasi zbrazi një lumë kritikash ndaj meje tërë arrogancë, fodullëk, e prepotencë në largim e sipër më porositi: Merr masa të përpunosh ato elementë taktikë që kritikuam pak më parë dhe përgatitu të paraqitesh forcën Mehmet Shehut si dhe të japësh shpjegime për problemet dhe mangësitë që mund të dalin gjatë zhvillimit të dinamikës së stërvitjes. Nuk e mohoj aspak që u futa në një siklet dhe telashe të mëdha pasi unë një djalë i ri do i paraqitja forcën kryeministrit. Kisha dëgjuar për Mehmet Shehun se ishte tejskashmërisht i rreptë, i vrazhdë, i ngrysur e që nuk kënaqej me pak e për më tepër që për çështje taktiko-operative ai të fusë në vrimë të gjilpërës si i thonë fjalës. Dhe ja erdhi çasti ku dha ballë vargu autoveturave dhe kur ato u ndalën, pastrova zërin dhashë komandën gati-tu, dhe i paraqita forcën tejet i emocionuar. Mbasi përfundova formulën e raportimit nuk më tha as mirë as keq por gjithsesi nga mimika kuptova se kryeministri ishte si i thonë me të mira. Duke e shoqëruar për në pikën e vrojtimit nga do të ndiqej zhvillimi i stërvitjes ai më pyeti: Po mirë komisar po komandantin ku e ke?!, -I thashë se është sëmurë ndërsa ai hodhi batutën: Aha, pse nuk thua që qenka trembur nga lufta. Të gjithë të pranishmit u gajasën së qeshuri me batutën e kripur të kryeministrit. Erdhi çasti dhe filloi stërvitja, gjithçka e sinkronizuar dhe perfekte. Armiku imagjinar u asgjësua. Në përfundim Mehmet Shehu më porositi që në emër të tij ti falënderoja dhe të përgëzoja forcat pjesëmarrëse që vepruan në rajonin e caktuar