Nis ‘telenovela’ Tahiri, shtyhet për herë të dytë seanca për ish-ministrin

457
Sigal

Shtyhet për herë të dytë seanca në Gjykatën për Krime të Rënda për ish ministrin Saimir Tahiri.

Shkak është bërë njëri prej të pandehurve, Gjergji Kohila, i cili në prokurën e dërguar nuk specifikon se ka dijeni për seancën por thjesht autorizon avokaten për përfaqësim.

Tahiri nuk ka bërë asnjë koment në sallën e gjyqit, ndërsa seanca e radhës ndaj tij është caktuar të mbahet në datën 17 Korrik.

Prokuroria ka ngritur disa akuza në drejtim të ish-ministrit socialist që janë “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.