Shkrimi investigativ i Gazetës “Telegraf” për 21 janarin, 4 orë debat në parlament

642
Parlamenti shqiptar, nuk e ka nisur seancën e punimeve të djeshme me rendin e ditës që kishte paracaktuar e njoftuar, por me ngjarjen e ditës që për koincidencë edhe si datë 21 janar, përkonte me 5 vjetorin e vrasjes së 4 qytetarëve të pafajshëm, gjatë një proteste të organizuar dhe drejtuar prej opozitës së majtë më 21 janar 2011, që kryesohej nga PS. Shkas për spostimin e rendit të ditës prej opozitës aktuale, konkretisht prej deputetëve të PD e më saktësisht prej ish-kryeministrit Sali Berisha, u bë shkrimi investigativ i botuar dje në gazetën “Telegraf”, si një speciale lidhur me 5 vjetorin e 21 janarit 2011, me titullin “Gjenerali i 21 janarit, emërohet kryetar i PS”. Fakti që publikoi dje Gazeta “Telegraf” dhe që “ndezi” debatin e ashpër e të tejzgjatur mes palëve kundërshtare politike në parlament, kishte lidhje me emërimin në krye të PS të rrethit të Matit dhe në krye të Drejtorisë Rajonale të Energjisë Elektrike, të ish-shefit të “Grupit të Zjarrit” të Gardës së Republikës, grupit që qëlloi mbi turmën, duke vrarë 4 protestues dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Ka mjaftuar përmendja e këtij skandali të publikuar prej Gazetës “Telegraf”, që figurat e njohura të opozitës Berisha, Topalli, Paloka, Patozi e të tjerë deputetë të PD, t’i vërsuleshin kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të PS me akuzën për “demagogji në qëndrimin ndaj ngjarjes së 21 janarit”, duke i kujtuar skandalin e publikuar dje në “Telegraf”, se krye-gardistin e “grupit të zjarrit” që ka urdhëruar për të qëlluar mbi protestuesit, kreu i PS e ka emëruar me urdhër në krye të PS të rrethit të Matit, fakt të cilin deputetët dhe lidershipi i PS bëri sikur nuk e dëgjoi, mbasi nuk dha asnjë shpjegim se, përse e kishte futur në gjirin e PS si drejtues partie zonale, ish-shefin e “grupit të zjarrit” të 21 janarit 2011, ndërkohë që ai është pjesë e dosjes së hetimit. Debati i ashpër mes palëve pozitë-opozitë me objekt shkrimin e Gazetës “Telegraf” zgjati mbi 4 orë. Nuk është rasti i parë, që debati parlamentar ka pasur dhe ka si nxitje e referencë skandalet e publikuara nga Gazeta “telegraf”, ku ndër to mund të përmenden debatet për skandalet me koncesionet në shëndetësi, në arsim, në kulturë, në polici, në ushtri etj., por është rasti në 15 vitet e fundit, që parlamenti shqiptar zhvillon 4 orë “debat të posaçëm” me referencë dhe temë skandalin e publikuar në një gazetë shqiptare. 
Berisha: Komandantin e grupit të zjarrit e bëtë kryetar të PS
Ish-kryeministri Berisha tha se komandanti i grupit të zjarrit në Gardë, është zgjedhur kryetar i Partisë Socialiste në një rreth të veriut.“Garda nuk funksionon me urdhra, por me ligj. Ju papagaj mjeranë që derdhni lot krokodili për ata, të cilët i çuat në grykën e zjarrit, ju komandantin e grupit që kishte armët e zjarrit në rrethin e kryeministrisë ju sot e keni kryetar të PS-së. Nuk ka qenë, ka qenë oficer i rëndësishëm në Gardën e Republikës. Pasi iku nga detyra ju e zgjodhët kryetar të PS-së të një rrethi të veriut. Unë absolutisht nuk besoj se ju e keni përdorur atë për të dhënë urdhër për të qëlluar. S’kam pse ta besoj një gjë të tillë, sepse pastaj më duhet të them se ai është një kriminel. Por nuk kam asnjë të dhënë që ky oficer garde ka qenë i tillë. Komandanti i grupit që mbante kallashnikovët. Ka ligje shteti, ai ku është sot? Tani jepu përgjigje familjarëve? Nuk mund të them, ai për mua ka bërë detyrën, është njeri me integritet. Ka vepruar në përputhje me ligjin dhe s’kam asnjë të dhënë tjetër. Përdorimi i dy standardeve ju nxjerr lakuriq.”- deklaroi Berisha. Ish-kryeministri e cilësoi 21 janarin si ditën më të zezë në historinë e vendit, kur siç tha ai, “falangat e krimit organizuan puçin famëzi, për të marrë me dhunë pushtetin”. Ish-kryeministri tha se protesta e 5 viteve më parë ishte një puç ku morën pjesë kreu i Presidencës dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Berisha akuzoi Ramën, se nuk vjen në parlament pasi ka frikë nga përballja. Ai tha se kjo është qeveri ‘erdha, vodha dhe ika’
Jozefina Topalli: Viktimat e 21 janarit i përdorët si mish për top
“Nuk ka dyshim që e gjithë kjo zhurmë nga një deputet i zakonshëm, që i ka të gjitha fjalimet copy-paste, shto telefonatat e kryetarit të tij. Pse ka ikur kryeministri juaj sot? Të vetmit që ju përgjigjën sot këtu janë deputetët e PD. Më tej, Topalli përforcoi fjalën e Berishës dhe tha për qeverinë se “kryepushkatarin në 21 janar e kanë bërë kryetar të PS-së. I përdorët viktimat, i keni përdorur si mish për top. Kjo që bëni është e rëndë me vegimet e kryeministrit në bulevard do i mbuloni të gjitha këto? Ndaj them që Berisha ishte burrë shteti, kurdo që të ndodh, harrojeni që pushteti merret me dhunë. E morët duke ftuar të gjithë qelbësirat për të rrëzuar Berishën, shtet i mbuluar nga krimi, nga bandat. Po kështu nuk kanë ndaluar edhe replikat për koncesionin e radhës që është bërë tashmë mediatike. Koncesioni i TVSH-së. ka ngjallur debate mes ministrit të Financave, dhe deputetes së PD-së, Jozefina Topalli. Në fjalën e tij, Cani pohoi se koncesioni nuk është për mbledhje TVSH, por një platformë. Pas fjalës së tij reagoi dhe deputetja e PD-së për Shkodrën, Jozefina Topalli, ndërsa iu kundërpërgjigj Canit se ka qenë vetë ministri se koncesioni është i papranueshëm. Ndër të tjera ajo akuzoi koncesionin e TVSH-së e merr vëllai i kryeministrit. Topallii tha Canit: “I ke shkruar letër kryeministrit për koncesionin. I ke thënë kryeministrit që koncesioni ka rrisqe. Koncesionet deri 100 milionë euro janë me firmën e kryeministrit”. 

Astrit Patozi: E përdorni 21 janarin për të larguar vëmendjen nga problemet që ka vendi
“Çështja e 21 janarit është ezauruar plotësisht dhe se për ta është një debat politik i mbyllur. Patozi tha se ky debat ka element moral, por morali i maxhorancës sipas tij është mbyllur më 1 prill. Do përpiqem të ndihmoj këtë seancë që të dalë nga kjo temë sepse ky është debat krejtësisht i panevojshëm. E kemi bërë dhe e kemi ezauruar plotësisht. E kemi bërë dhe nuk di të ketë ndodhur asgjë më tepër se 4 viktimat. Sot mund të vlente vetëm për ata që mund të kishin ndërruar parti apo koalicion, por jo për ne të tjerët. Është një debat politik i mbyllur midis nesh por ka edhe elementin e vetë juridik. Kur gjyqësori flet, politika hesht. Askush nuk e pengon drejtësinë të thotë fjalën e fundit. Ky debat e ka edhe një element moral, por morali juaj është mbyllur njëherë e mirë më 1 prill kur bëtë koalicionin. E përdorni 21 janarin për të larguar vëmendjen nga problemet që ka Shqipëria. Ju mund të thoni për ne që kemi vrarë edhe Qemal Stafën, më 5 maj të 1942-shit po kjo nuk ju ndihmon që të kërkoni të zaptoni drejtësinë, atë që ka mbetur, sepse e keni kthyer reformën në drejtësi si një fe apo ideologji. Ta harroni që nëpërmjet artificeve të tjera ju do largoni vëmendjen nga ajo që po bëni sot. Po e rripni, po e shkatërroni çdo shpresë të këtij vendi”

Edi PALOKA: Ish-kryeprokurorja Ina Rama fshehu faktin se nga erdhën plumbat.
“Edhe familjarët e viktimave e dinë se kush i vrau qytetarët në 21 janar. Sipas Palokës, ish-kryeprokurorja Ina Rama fshehu faktin se nga erdhën plumbat ndaj dy protestuesve. Ai theksoi se ky debat po përdoret për të larguar vëmendjen nga problemet që ka Shqipëria, duke akuzuar maxhorancën se e ka kthyer reformën në drejtësi në ideologji. Ai theksoi se ky debat po përdoret për të larguar vëmendjen nga problemet që ka Shqipëria, duke akuzuar maxhorancën se e ka kthyer reformën në drejtësi në ideologji.
Sigal