20 vjet deportim dhe liri, mikpritja përmetare për kosovarët, Prill-Korrik 1999

1078
Sigal

Përkujtimi i rrallë i Ditëlindjes së Lirisë që përjetuam me kosovarët në qytetin e Përmetit

 20 vjet deportim dhe liri, mikpritja përmetare për kosovarët, Prill-Korrik 1999

Në paditen e datës 25 tetor 2019 në sallën e konferencave të QKMF” Odise Paskali”, Bashkia Përmet zhvilloi veprimtarinë: “20-vjet deportim dhe liri, përkujtimi i ditëlindjes së lirisë që përjetuam me kosovarët në qytetin e Përmetit, Prill-Korrik 1999. Në këtë ditë festive morën pjesë shumë qytetarë nga Suhareka dhe personalitete të pushtetit vendor, Kryetar i Komunës Suharekë Z. Bali Muharemaj, Kryetari i Këshillit Komunal Z. Bexhet Kuçi etj. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre Kryetarja e Bashkisë Përmet znj. Alma Hoxha, N/prefekti i Përmetit Z. Edvin Tuҫi, Kryetarja e Këshillit Bashkiak Znj. Anila Mihali, Sek e Përgjithshme e Bashkisë Znj. Denisa Duro, N/kryetarët e Bashkisë Znj.Aulona Meshini dhe Z. Florian Hasani, drejtues të institucioneve kryesore në rreth, qytetarë që strehuan kosovarë etj. Mbasi dëgjuan Himnin Kombëtar të Shqipërisë dhe atë shtetëror të Kosovës, pjesëmarrësit ndoqën në ekran një kolazh fotosh të atyre ditëve. Moderatori i kësaj veprimtarie Pandi Duka hapi aktivitetin duke bërë një ekspoze të shkurtër të atyre ditëve, uron mirëseardhjen dhe ftoj për të përshëndetur të pranishmit Kryetaren e Bashkisë Znj. Alma Hoxha midis të tjerash tha: “Të nderuar pjesëmarrës, kjo ceremoni është e veçantë, pasi nuk nderojmë një përmetar nga origjina apo vendlindja por shumë emocionuese për ata që nga sot e tutje do të jenë bashkëqytetarët tanë të nderuar të cilët do të mbajnë me krenari titullin: “ Mirënjohja e Qytetit të Përmetit” dhe “ Qytetar Nderi të Përmetit”. Qytetarët përmetarë hapën dyert dhe zemrat për të pritur me dashuri 927 kosovarë të cilët u strehuan në 75 familje, Qendrën Shëndetësore të qytetit, Pallatin e Sportit, Çerdhen e vjetër, ku me shumë dashuri u ndihmuan dhe u integruan në jetën përmetare. Padyshim që ndihemi krenarë që sot e tutje do të jemi bashkëqytetarë me dy zotërinjtë e nderuar, Z. Bali Muharremaj dhe Z. Destan Berisha. Nder dhe respekt për ju dhe gjithë atyre që ju shoqërojnë në këtë ceremoni, shëndet dhe jetë të gjatë njerëzore dhe profesionale”. Moderatori ftoj Kryetarin e Komunës Suharekë Z. Bali Muharremaj i cili midis të tjerash tha:” Të dashur qytetarë të Përmetit dhe të gjithë ju të pranishëm në këtë Akademi për shënimin e 20-vjetorit të eksodit të shqiptarëve kosovarë në të gjitha trevat e shtetit amë, jo vetëm për mikpritjen e sotme por edhe për të kaluar ne u jemi ,mirënjohës kësaj ane. Përkujdesja e dashur e përmetarëve ishte e pa shembull. Kjo zemërgjerësi, bujari e urtësi e përmetarëve bëri që ne të gjenim një dashuri vëllazërore tek ju dhe si rezultat i saj të afroheshim çdo herë e më shumë. Me dëshirat më të mira që bashkëpunimi ynë të vazhdojë e të zgjerohet edhe në të ardhmen, unë në emër të qytetarëve të Suharekës iu falënderoj përzemërsisht”.

Kosovarët ndjenë ngrohtësinë

Prof. Dr Destan Berishan duke marrë fjalën përshëndetëse me urimet më të përzemërta për të pranishmit midis të tjerash tha: “ Me të drejtë, shënimi i kësaj ngjarje është emërtuar me Deportim dhe Liri. Kosovarët ndjenë ngrohtësinë dhe dashurinë vëllazërore të tej kufirit, vëllazëri e cila deri atëherë ishte vetëm në imagjinatën e tyre. Këtu do të veçoja posaçërisht vëllezërit përmetarë, të cilët me mikpritjen e tyre dëshmuan se janë popull me traditë bujarie dhe vlera të larta qytetarie. I kujtojmë edhe momentet e ndarjes këtu në Përmet atëherë kur pas deportimit i priste liria edhe në shtëpitë e tyre të cilat edhe pse të rrënuara shumë shpejt u bënë të banueshme. Të nderuar pjesëmarrës, mua sot Përmeti më nderoi me titullin më të lartë të Bashkisë “ Nderi i Përmetit”, për cka unë i jam shumë falënderues Kryetares së Bashkisë Znj. Alma Hoxha, Kryetares së Këshillit Bashkiak Znj. Anila Mihali, Këshillit Bashkiak që kanë mbështetur propozimin për mirënjohjen më të lartë tuajën për mua si qytetarë. Ju sot më nderuat me “Qytetar Nderi i Përmetit” por nderi dhe respekti ju takon ju përmetarëve sepse ju u treguat shumë të dashur, të urtë, bujar me vlera të larta mikpritjeje e zemërgjerësie për përkujdesjen që treguat ndaj bashkëvendësve tanë në kohën kur ne kishim shumë nevojë për ndihmë dhe ngrohtësi. Kjo bëri që ne të gjenim një dashuri vëllazërore tek ju, dhe si rezultat i saj afroheshim cdo here e më shumë.

Atmosfera e këngës

Përshëndeti të pranishmit grupi i sazeve me këngën: “Xhamadani, vija-vija”. Këngëtari nga Suhareka Naser Kicaj interpretoj këngën: “Ka një motmot e gjysmë viti”. Historiani Kastriot Bezati mbajti një kumtesë për ngjarjet e atyre ditëve duke bërë një ekspoze të gjerë historike. Për herë të parë në Përmet më dt 11 Prill 1999 erdhën 140 kosovarë dhe pas tri ditësh 240 të tjerë, më vonë numri shkoi në 927 në rrethin e Përmetit nga Suhareka, Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Gjakova të cilët u pritën me dashuri vëllazërore. Në ditarin e tij “Tronditja e madhe” Akademiku Prof. Dr. Rexhep Qosja shkruan për kosovarin A. A në Vlorë: “Kam një vëlla në Përmet, ndihem më mirë se në Kosovë”… Ata u strehuan në 75 familje përmetare dhe të Këlcyrës, ku midis tyre pati familje që strehuan dhe 7 veta si: Safet Vaka, Xhelil Kasaj, Adush Zaimi, Ismail Xhelo, Jaҫe Malka, Qerim Mullaraji, Rustem Keko dhe në konvikte dhe kopshte, tek kisha “Drita e Jetës” etj. Më 7 qershor 1999 fëmijët e ciklit të ulët filluan mësimin në shkollën “Nonda Bulka” 284 nxënës ku 12 mësues ishin kosovarë me Ramadan Shala e Sadik Shala. Ata qëndruan 104 ditë në Përmet dhe u miqësuan me banorët e këtij qyteti, tek të cilët gjetën mikpritjen, ngrohtësinë dhe humanizmin e institucioneve e familjeve të qytetit tonë si Spitali, Pallati i sportit, Qendra shëndetësore. Meҫan Laze dhe Dashnor Spahiu vunë në dispozicion pronën e tyre ish- “Trikotazhi”.

Mbresa dhe kujtime solli Sadik Shala, nga pranvera e vitit 1999 kur erdhën në pikën doganore Qafë Morinë na u afrua shoferi Safet Vaka, do shkojmë në Përmet, na dha ushqim rrugës, na pret populli, mbërritëm në orën 02:00, policia, pushteti na pritën tek konvikti, n/prefekti Eduart Theodhori e Kryetari i Bashkisë Spartak Kondi, na strehuan, na vendosën dhe TV dhe u kujdesën për nevojat më jetësore. Safet Vaka, një grup shokësh na ftoi dhe në shtëpi, na çuan tek shkolla ku na shoqëruan Alma Hoxha, Mjaftoni Mullaraj, Xhemil Maksuti, Ligor Thanasi dhe Përgj i konviktit Gëzimi. Filloi normaliteti, lidhja dhe miqësimi midis familjeve përmetare dhe kosovare, lidhjet u mbajtën të përhershme me Kryetarët e Bashkive në vitet pasardhëse dhe të Komunës Frashër Tomor Kotorri dhe Vangjel Prifti. Vetëm nga Suhareka për 16 vjet rresht kemi shkuar në Frashër 500 veta, duke vënë mbi baza të shëndosha themelet e bashkëpunimit. Aktori Pandi Duka interpretoi poemën “Arratisja” e poetit Sabri Popaj, e cila u duartrokit dhe shkaktoi emocione tek të pranishmit.

Vlerësime

Në këtë aktivitet u vlerësuan me Vendim nr 40, dt 05.04.2019 me titullin “Qytetar Nderi i Përmetit” Z. Destan Berisha dhe me Vendim nr 80, dt 20.10.2019 me titullin “Mirënjohje e Qytetit Përmet” Z. Bali Muharremaj. Për të dorëzuar titujt e nderit ftoj Kryetaren e Bashkisë Znj. Alma Hoxha dhe Kryetaren e Këshillit Bashkiak Znj. Anila Mihali. Të vlerësuarit përshëndetën të pranishmit. Kjo veprimtari mbresëlënëse dhe me vlera të gjithanshme u mbyll mes emocionesh me potpuri këngësh popullore përmetare. Për nder të të ftuarve dhe miqve kosovar Bashkia shtroj një darkë në lokalin “Antigonea”. Në paraditen e ditës së dytë vazhdoj pelegrinazhi në Teqen e Alipostivanit, ku u pritën nga Baba Hekuran Nikollari. Këtu foli historiani Kastriot Bezati për historikun e kësaj teqeje. Ata shkuan në Frashër, vizitë në shtëpinë-muze të “Vëllezërve Frashëri”. Në odën e madhe u pritën sipas traditave të krahinës së Dangëllisë, ku u bashkëbisedua dhe u foli historian Kastriot Bezati. U bënë shumë kujtime me fotografi. Vazhdoj ligjëratën e tij dhe gjatë pelegrinazhit në Teqen e Nasibiut. Në kthim një ndalesë e shkurtër në parkun kombëtar të “Bredhit të Hotovës” dhe një drake e shijshme në lokalin e Hysen Pasho në Piskovë. Në pasditen e dt 26 tetor 2019 u dha një koncert i përbashkët nga artistët përmetarë dhe kosovarë për publikun në sheshin kryesor “Abdyl Frashëri” të qytetit. Moderator i koncertit Pandi Duka ftoi për të përshëndetur Kryetaren e Bashkisë Znj. Alma Hoxha dhe Kryetarin e Suharekës Z. Bali Muharemi. U ngjitën në skenë artistët e vegjël të shkollës 9-vjeҫare “Nonda Bulka”, këngëtarja nga Suhareka Lumturie Berisha, grupi i sazeve të qytetit të Përmetit, këngëtari nga Suhareka Naser Kicaj, këngëtari emigrant Spiro Koro i ardhur enkas për këtë aktivitet, këngëtarja kosovare Majlinda Kurtisha. Në darkën e shtruar në lokalin familjar u shkëmbyen dhurata nga Kryetari i Komunës Suharekë për Kryetaren e Bashkisë Znj. Alma Hoxha dhe historianin Kastriot Bezati. Z. Sadik Shala dhuroi shumë kopje të librit historik “Suhareka nëpër vite”. U përcollën nga qytetarët e Përmetit me mall dhe dashuri dhe personalitetet e pushtetit vendor dhe morën ftesën për të vizituar Suharekën me kohë sa më të shpejtë

 

Përmet më, 25-27 Tetor 2019 Përgatiti kronikën dhe foto,

 Muharem Kamani