Shira të dendur dhe rrufe, sot do të bënit mirë të shmangnit lëvizjet

716
Sigal

Sot në orët e para të mëngjesit i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu intensive të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe stuhi në veriperëndim dhe jugperëndim.

Gradualisht në mesditë rreshjet do të jenë me intesitet të ulët.

Era do të jetë me drejtim jugperëndim me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të  jetë i forcës 4 me  lartësi  vale 1,5 deri në 2,5 metër  në det  të hapur.

Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.

Temperaturat min dhe max: Zonat  malore 4/14°C  Zonat e ulëta 8/19°C Zonat  bregdetare 12/20°C