Ne nuk jemi bankomat”/ Studentët bllokojnë rrugën

642
Sigal

Studentët e Fakulteteve të Tiranë kanë rinisur sërish protestën ditën e sotme, duke bllokuar disa akse të kryeqytetit, kundër vendimit për tarifimin e kreditëve për provimet e mbartura.

Ditën e djeshme studentët kanë kërkuar nga qeveria anulimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 288, të miratuar më 21.05.2018, sidomos pikën 4 të tij që u vendos një gjobë të padrejtë studentëve për provimet e mbartura dhe së dyti rritjen e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimin e të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale.

Me thirrjet “ne nuk jemi bankomat” ata kërkojnë nga autoritetet drejtuese të universiteteve ndarjen e pagesës së tarifës në dy këste dhe shtyrjen e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë.

Marshimi i studentëve ka nisur pak minuta më parë, ndërsa në orën 10:00 pritet të mblidhen të gjithë para Ministrisë.

Gjithashtu mësohet se mësimi është ndërprerë edhe në Univesitetin e Durrësit, Shkodrës, Korçës dhe Elbasanit.